Posts Google+ Youtube

You Are Here: Home » Lifestyle » Grate shtatzena

grate shtatezane 300x200 Grate shtatzena

Grate shtatzena

Po rripit të sigurimit, fluturimeve me avion dhe raporteve seksuale. Jo alkolit, duhanit, zhytjeve nënujore dhe përdorimit të kurave natyrale kundër të vjellave, duke nisur që nga produktet me bazë xhenxhefili.

Axhenda e shtatzënisë e publikuar nga ministritë e shëndetësisë në shumë vende europiane përmban gjithë informacionet e nevojshme që një grua duhet të dijë dhe të ndjekë në 9 muajt e shtatzënisë, të konsideruar edhe si muajt më delikatë të jetës së saj.

Grate shtatzena

Shoqëritë më të mëdha shkencore kanë riparë literaturën e nevojshme shkencore dhe kanë hartuar një dokument modern dhe të azhornuar: “Po investojmë shumë për të garantuar një shëndet sa më të mirë të nënës dhe fëmijës, duke evituar sjelljet që nuk duhen bërë, si për shembull fiksimi për një numër të madh kontrollesh të panevojshme”, thonë mjekët.

Katër vizita
Bëhet fjalë për shtatzënitë fiziologjike pa probleme për nënën dhe fëmijën. Gjithçka nis nga pyetjet e thjeshta ato që një grua në pritje të një fëmije, mund t’i drejtojë gjinekologut të saj. Këshillohen jo më pak se katër vizita. Në takimin e parë, mjeku duhet t’i ofrojë gruas informacione të shkruara si libra apo udhërrëfyes për shtatzëninë dhe të planifikojë takimet e mëpasshme duke i shpjeguar mirë se përse është e rëndësishme t’i respektosh. Rekomandohet që mjekët të ngulin këmbë te stili i jetës. Për sa i përket alkoolit, provat shkencore nuk janë përfundimtare, por e mira është të mos përdoret. Po ashtu ndalohet rreptësisht duhani, i konsideruar nga kërkuesit dhe mjekët si i dëmshëm jo vetëm për shëndetin e nënës, por edhe për atë të fëmijës.

Po ashtu ndalohet edhe përdorimi i çdolloj droge sado të lehta qofshin ato. Nuk ka asnjë studim për shembull, që të vërtetojë dëmet e kanabisit, por gjithsesi përdorimi i tij nuk këshillohet absolutisht. Për sa i përket kapitullit për aktivitetin seksual, mjekët këmbëngulin se të gjitha gratë duhet ta dinë se kryerja e marrëdhënieve seksuale gjatë kësaj periudhe nuk është aspak e rrezikshme, qoftë edhe kur gruaja është në ditët e fundit para lindjes. Dritë jeshile edhe për sportin, në mënyrë të moderuar duke u limituar në aktivitete të sigurta, pa rreziqe rëniesh, traumave abdominale apo sforcimeve të dukshme fizike. Mes aktiviteteve të këshilluara gjatë shtatzënisë janë ushtrimet Kegel, të quajtura kështu nga emri i doktor Arnold Kegel, që i ka ideuar. Bëhet fjalë për kontraksione të lehta për të stërvitur muskujt e legenit që janë shumë të përshtatshme për kurimin dhe parandalimin e shpeshtë të urinimit gjatë këtyre 9 muajve. Sipas disa mjekëve, shtatzënia është përgjegjëse për dobësimin një tjetër ushtrim i vlefshëm është edhe ecja e thjeshtë. Ecja konsiderohet një nga ushtrimet më të mira për të rritur fluksin e gjakut dhe për të djegur kaloritë. Joga këshillohet vetëm nëse je eksperte në këtë fushë, ndërsa shëtitja me biçikletë jo për të evituar rrezikun të rënit.

Ndalohen totalisht zhytjet nënujore, sepse mund të dëmtojnë fetusin. Për sa i përket notit, këshillohet plotësisht.

Kujdesi me peshën
“Është shumë e rëndësishme të dish të ruash një formë të mirë fizike duke mos shtuar shumë në peshë. Muajt më delikatë janë tre të parët, kur ka edhe rrezik më të madh për abort, ndërsa tremujori i dytë dhe i tretë janë më të qetë. Ne sugjerojmë të mos rritet pesha më shumë se 10 apo 12 kilogramë, sepse pastaj nisin problemet e metabolizmit dhe hipertensionit. Ndaj nuk duhet të tregohemi asnjëherë të ashpër për t’u sugjeruar grave shtatzëna një dietë të varfër me yndyra dhe sheqerna dhe të pasur me vitamina”, tregon gjinekologu Antonio Colicchia, përgjegjës i qendrës për shëndetin e grave në spitalin “Shën Ana” në Romë. Rëndësi i kushtohet edhe acidit folik. Në dhjetëvjeçarët e fundit, është cilësuar si thelbësor në parandalimin e keqformimeve te të porsalindurit, sidomos ato që lidhen me tubin nervor e që nisin në fazën e parë të zhvillimit të embrionit.

Gjatë shtatzënisë, nevoja për acid folik dyfishohet, sepse fetusi përdor rezervat e nënës. Një dietë e pasur me acid folik duhet të përmbajë domosdoshmërish prime me gjethe jeshile, si spinaqi, brokoli, asparagët dhe lakra. Po ashtu, portokajtë, drithërat, agrumet dhe fruta si limoni, kivi, apo luleshtrydhet. Në fund, por jo nga rëndësia, një vend zë edhe depresioni pa lindjes. Sipas ekspertëve nuk ekzistojnë mjetet për të diagnostikuar nëse rrezikojmë të prekemi nga kjo patologji më vonë. Edhe fluturimet me avion janë të lejueshme. Nuk është treguar në asnjë studim se të udhëtosh kur je shtatzënë ke më shumë rrezik për t’u prekur nga tromboza venoze sesa njerëzit e tjerë normalë. Gjithsesi, nuk duhet të harrojmë të përdorim çorape elastike nëse vendosim të udhëtojmë për distanca të mëdha. (Gazeta Shqip / Lezha.eu)

Leave a Reply


Copyright © 2006 - 2014 Lezha Online All rights reserved. · Privacy Policy
Site Map · Contact Us · Links · Marketing · Terms Of Use · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress