Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Aktualitet » Greqia heq pensionet shqiptareve

Greqia heq pensionet shqiptareve

Greqia heq pensionet shqiptareve

Enti i siguracioneve të Bujqësisë (OGA) në Greqi iu ka hequr pensionet 3 500 personave nga Shqipëria, sepse nuk depozituan brenda afatit ligjor dokumentacionin e kërkuar. Këtë e bëri të ditur ministri grek i punës dhe sigurimeve shoqërore, Jorgos Kutrumanis.

Ministri sqaron se në kuadër zbatimit të mënyrës së re të pagesës së pensioneve nëpërmjet bankës, u krye regjistrimi dhe verifikimi i gjithë pensionistëve që kanë lindur në Shqipëri dhe që përfitojnë pension nga OGA (me vlerë 360 euro në muaj). Eshtë fjala për personat me shtetësi shqiptare, që kanë vërtetuar me dokumente pranë autoriteteve, se kanë origjinë greke.

Greqia heq pensionet shqiptareve

Në Greqi shtetasit e huaj me kombësi greke quhen “homogjenë”.

“Në kuadër të verifikimit u kërkua për këtë kategori pensionistësh dokumenta të reja, siç është pasaporta biometrike, si dhe çertifikata e lindjes dhe e gjendjes familjare. Deri më sot, sipas të dhënave të OGA-s, u depozituan dokumenta nga 17 130 persona, pensionistë homogjenë nga Shqipëria.

Nga këta, në 3 500 raste ndërpritet dhënia e pensionit, pasi nuk dorëzuan dokumentet e kërkuara brenda afateve ligjore”, sqaron ministri Kutrumanis, në shkresën drejtuar deputetit të LAOS, Thanasis Plevris.

Deputeti i LAOS-it, kishte kërkuar sqarim pas disa denoncimeve, sipas të cilave “emigrantë klandestinë përfitonin në mënyrë të parregullt pension nga OGA”, madje kishte paraqitur dhe 15 emra shtetasish të huaj, që sipas tij, merrnin pension pa plotësuar kushtet.

Ministri i punës në përgjigjen e tij, garanton se asnjëri prej emrave të përmendur nga deputeti nuk përfiton në mënyrë të paligjshme pension nga OGA. (Balkanweb / Lezha.eu)

Leave a Reply

© 2011 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress