Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Lifestyle » 10 grevat e famshme ne bote

Guillermo Farinas u fut në një grevë urie shtatë-mujore

Guillermo Farinas u fut në një grevë urie shtatë-mujore

Nga e ka origjinën refuzimi i ushqimit në formë proteste, nga Mohandas Gandhi, republikanët irlandezë e deri tek te burgosurit e Guantanamos.

Një grevë urie është një metodë jo e dhunshme rezistence ose presioni, kur pjesëmarrësit nuk ushqehen në formë akti proteste politike, ose për të provokuar ndjesi faji tek të tjerët, zakonisht për të arritur një qëllim të caktuar, siç mund të jetë një ndryshim politikash. Grevat e urisë kanë rrënjë të thella në shoqërinë dhe psikikën irlandeze. Mosushqyerja për të tërhequr vëmendjen ndaj padrejtësisë që dikush ndjente nën lordin e tij dhe si pasojë vënia në siklet e tij për të gjetur zgjidhje ishte një tipar i zakonshëm i shoqërisë së hershme irlandeze.

10 grevat e famshme ne bote

Taktika u përdor nga republikanët irlandezë nga viti 1917 e deri në vitin 1920. Përdorimi i grevave të urisë nga republikan u kundërshtua nga ushqyerja me forcë nga ana e britanikëve. Tibetianët që u përpoqën të kalojnë në Tibet, por u ndaluan në nismën e tyre nisën një grevë urie deri në vdekje në Katmandu, Nepal. Një grevë urie unike pa ushqim dhe ujë nisi më 28 korrik 2008, e drejtuar nga Kongresi i Rinisë Tibetiane në kryeqytetin e Indisë në protestë kundër pushtimit kinez të Tibetit. Gjashtë murgjit e futur në grevë ishin në gjendje kritike për jetën ndaj policia indiane i shtroi me forcë në spital. Mohandas Gandhi u burgos në vitin 1922, 1930, 1933 dhe 1942. Për shkak të imazhit të Gandhi-t në botë autoritetet britanike nuk e lejonin dot të vdiste nën kujdestarinë e tyre.

Reputacioni britanik do kishte pësuar dëmtim të rëndë në një rast të tillë. Gandhi u përfshi në shumë greva urie për të protestuar kundër regjimit britanik në Indi. Greva e urisë ishte një mënyrë jo e dhunshme për të komunikuar mesazhin e herë-herë edhe dramatike për të arritur në arsyen e protestës. Në fillim të shekullit të 20-të militantet e së drejtës së votimit për gra shpeshherë futeshin në greva urie nëpër burgje. Marion Dunlop ishte e para në vitin 1909. Ajo u lirua sepse autoritetet nuk donin që ajo të bëhej martire. Militantet e tjera në burg kaluan disa greva urie. Autoritetet e burgut i detyronin ato të ushqeheshin me forcë, çka militantet e konsideronin si formë torture. Mary Clarke, Jean Heëart, Katherine Fry dhe shumë të tjera vdiqën nga ushqyerja me forcë. Grevat e urisë kanë rrënjë të thella në shoqërinë dhe psikikën irlandeze.

Mosushqyerja për të tërhequr vëmendjen ndaj padrejtësisë që dikush ndjente nën lordin e tij dhe si pasojë vënia në siklet e tij për të gjetur zgjidhje ishte një tipar i zakonshëm i shoqërisë së hershme irlandeze. Taktika u përdor nga republikanët irlandezë nga viti 1917 e deri në vitin 1920. Përdorimi i grevave të urisë nga republikan u kundërshtua nga ushqyerja me forcë nga ana e britanikëve. Në vitin 1980 shtatë të burgosur republikanë u futën në grevë urie kundër revokimit nga ana e qeverisë britanike të Statusit të Kategorisë Speciale për të burgosurit para-ushtarakë në Irlandën e Veriut. Uria u udhëhoq nga Brendan Hughes dhe u anulua para vdekjes së dikujt, kur Britania ishte gati të ofronte përmbushjen e kërkesave të tyre; gjithsesi më pas Britani i tradhtoi premtimet e saj. Të burgosurit u futën sërish në greve dhe kësaj radhe vdiqën dhjetë vetë duke detyruar Britaninë të mbante premtimet. Më 3 prill 1972 Pedro Luis Boitel, një poet i burgosur dhe disident u fut në grevë urie. Pas 53 ditësh në grevë dhe pasi kishte marrë vetëm lëngje ai vdiq më 25 maj 1972. Ditët e tij të fundit të grevës u mbështetën nga miku i tij i ngushtë, poeti Armando Valladares. Ai u varros në një varr pa emër në Havanë. Guillermo Farinas u fut në një grevë urie shtatë-mujore për të protestuar kundër censurës së internetit në Kubë. Greva përfundoi në vjeshtë të vitit 2006 me probleme të rënda shëndetësore.

Të frymëzuar nga republikanët irlandezë, të burgosurit politikë turq zhvilluan një traditë të grevave të urisë, e cila vazhdon sot e kësaj dite. Pas shtypjes së lëvizjes socialiste civile nga një grusht ushtarake në vitin 1980, shumë militantë u burgosën në kushte çnjerëzore. Si reagim ndaj torturave dhe keqtrajtimit nga policia, greva e parë e urisë nisi në vitin 1984 duke marrë jetën e katër militantëvem, Abdullah Meral, Haydar Basbag, Fatih Oktulmus and Hasan Telci. Grevat vazhduan për vite me radhë duke marrë jetën e dhjetëra militantëve. Aktivisti i të drejtave të baballarëve amerikanë, John Murtari u përfshi në një aksion përgjatë dënimit të tij me burg, të cilin ai e përshkroi si “jo grevë urie”, por që përfshinte mungesë të plotë bashkëpunimi, duke refuzuar të hante dhe të pinte. Aktivistë të tjerë të të drejtave të baballarëve në Kanada dhe vende të tjera janë futur shpeshherë në greva urie pasi nuk u është dhënë e drejta të shohin fëmijët e tyre për periudha të zgjatura kohe.

Luftëtarët tibetianë të lirisë
Tibetianët që u përpoqën të kalojnë në Tibet, por u ndaluan në nismën e tyre nisën një grevë urie deri në vdekje në Katmandu, Nepal. Një grevë urie unike pa ushqim dhe ujë nisi më 28 korrik 2008, e drejtuar nga Kongresi i Rinisë Tibetiane në kryeqytetin e Indisë në protestë kundër pushtimit kinez të Tibetit. Gjashtë murgjit e futur në grevë ishin në gjendje kritike për jetën ndaj policia indiane i shtroi me forcë në spital.

Mohandas Gandhi
Mohandas Gandhi u burgos në vitin 1922, 1930, 1933 dhe 1942. Për shkak të imazhit të Gandhi-t në botë autoritetet britanike nuk e lejonin dot të vdiste nën kujdestarinë e tyre. Reputacioni britanik do kishte pësuar dëmtim të rëndë në një rast të tillë. Gandhi u përfshi në shumë greva urie për të protestuar kundër regjimit britanik në Indi. Greva e urisë ishte një mënyrë jo e dhunshme për të komunikuar mesazhin e herë-herë edhe dramatike për të arritur në arsyen e protestës.

Militantet britanike dhe amerikane të së drejtës së votimit për gra
Në fillim të shekullit të 20-të militantet e së drejtës së votimit për gra shpeshherë futeshin në greva urie nëpër burgje. Marion Dunlop ishte e para në vitin 1909. Ajo u lirua sepse autoritetet nuk donin që ajo të bëhej martire. Militantet e tjera në burg kaluan disa greva urie. Autoritetet e burgut i detyronin ato të ushqeheshin me forcë, çka militantet e konsideronin si formë torture. Mary Clarke, Jean Heëart, Katherine Fry dhe shumë të tjera vdiqën nga ushqyerja me forcë.

Republikanët irlandezë
Grevat e urisë kanë rrënjë të thella në shoqërinë dhe psikikën irlandeze. Mosushqyerja për të tërhequr vëmendjen ndaj padrejtësisë që dikush ndjente nën lordin e tij dhe si pasojë vënia në siklet e tij për të gjetur zgjidhje ishte një tipar i zakonshëm i shoqërisë së hershme irlandeze. Taktika u përdor nga republikanët irlandezë nga viti 1917 e deri në vitin 1920. Përdorimi i grevave të urisë nga republikan u kundërshtua nga ushqyerja me forcë nga ana e britanikëve.

Greva irlandeze e urisë e 1981-shit
Në vitin 1980 shtatë të burgosur republikanë u futën në grevë urie kundër revokimit nga ana e qeverisë britanike të Statusit të Kategorisë Speciale për të burgosurit para-ushtarakë në Irlandën e Veriut. Uria u udhëhoq nga Brendan Hughes dhe u anulua para vdekjes së dikujt, kur Britania ishte gati të ofronte përmbushjen e kërkesave të tyre; gjithsesi më pas Britani i tradhtoi premtimet e saj. Të burgosurit u futën sërish në greve dhe kësaj radhe vdiqën dhjetë vetë duke detyruar Britaninë të mbante premtimet.

Disidentët kubanë
Më 3 prill 1972 Pedro Luis Boitel, një poet i burgosur dhe disident u fut në grevë urie. Pas 53 ditësh në grevë dhe pasi kishte marrë vetëm lëngje ai vdiq më 25 maj 1972. Ditët e tij të fundit të grevës u mbështetën nga miku i tij i ngushtë, poeti Armando Valladares. Ai u varros në një varr pa emër në Havanë. Guillermo Farinas u fut në një grevë urie shtatë-mujore për të protestuar kundër censurës së internetit në Kubë. Greva përfundoi në vjeshtë të vitit 2006 me probleme të rënda shëndetësore.

Të burgosurit politikë në Turqi
Të frymëzuar nga republikanët irlandezë, të burgosurit politikë turq zhvilluan një traditë të grevave të urisë, e cila vazhdon sot e kësaj dite. Pas shtypjes së lëvizjes socialiste civile nga një grusht ushtarake në vitin 1980, shumë militantë u burgosën në kushte çnjerëzore. Si reagim ndaj torturave dhe keqtrajtimit nga policia, greva e parë e urisë nisi në vitin 1984 duke marrë jetën e katër militantëvem, Abdullah Meral, Haydar Basbag, Fatih Oktulmus and Hasan Telci. Grevat vazhduan për vite me radhë duke marrë jetën e dhjetëra militantëve.

Të drejtat e baballaravë
Aktivisti i të drejtave të baballarëve amerikanë, John Murtari u përfshi në një aksion përgjatë dënimit të tij me burg, të cilin ai e përshkroi si “jo grevë urie”, por që përfshinte mungesë të plotë bashkëpunimi, duke refuzuar të hante dhe të pinte. Aktivistë të tjerë të të drejtave të baballarëve në Kanada dhe vende të tjera janë futur shpeshherë në greva urie pasi nuk u është dhënë e drejta të shohin fëmijët e tyre për periudha të zgjatura kohe.

Akbar Ganji
Akbar Ganji është një gazetar iranian i burgosur në një burg në Evin që nga 22 prilli 2000. Ganji u fut në grevë urie nga 19 maji 2005 dhe gusht 2005, përveç një periudhe 12-ditore më 30 maj, kur atij iu dha leje për të dalë për shkak të zgjedhjeve presidenciale. Ai përfaqësohet nga një grup avokatësh, duke përfshirë dhe novelistin, Shirin Ebadi. Ganji i ka shkruar shumë letra njerave të lirë të botës dhe madje vetë ish-presidenti amerikan, George W. Bush ka bërë thirrje për lirimin e tij.

Greva e të burgosurve të Guantanamos
Nga mesi i vitit 2005 të burgosurit e Guantanamos nisën dy greva urie. Më 30 dhjetor 2005 ushtria raportoi se kishte 84 grevistë që kishin nisur grevën e urisë që prej ditës së Krishtlindjeve dhe 46 të tjerë i ishin bashkuar grevës po atë ditë. Më 14 prill 2007 redaktori i revistës “New Yorker”, Jeffrey Toobin raportoi se aktualisht në Guantanamo ishin rreth dhjetë vetë në grevë urie. Nuk ka shumë raportime nga burgu i Guantanamos pasi reporterët nuk mund të futen lirisht atje. (Tirana Observer / Lezha.eu)

1 Comment

  1. Arjan Lleshi says:

    po keta te tanet qa duan te zgjidhin,ku eshte problemi “kriza” po ky problem ekziston ne shqiperi qe nga fillimi i njerezimit ne e kemi krizen ne gjak e lusim sikur lutet ZOTI dhe tani qe po leviz diçka po lirohet diçka keta komunista qe nuk jane komunista nuk jane socialista nuk kane dine as imane nuk kan fe nuk kane ideologji politike kerkojne vetem rremuje dhe sherr nuk duan te miren e KOMBIT por vetem TE VETEN,NUK DUAN RREGULLIN DHE PUNEN POR DUAN çRREGULLIME DHE TE BEJNE PISLLIçET E TYRE,POR KESAJ RRALLE NUK JU DEL VIJA ATY KU DUAN ATA.LERENI SHQIPERINE TE VAZHDOJE RRUGEN DREJT RREGULLIT DHE EMANCIPIMIT,DREJT EUROPE-s ZOTI BEKOFTE SHQIPERINE DHE SHQIPETARET(ata qe e duan shqiperine)

Leave a Reply

© 2010 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress