Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Aktualitet » Hetimi aksidentit te Himares

Hetimi per aksidentin e Himares

Hetimi per aksidentin e Himares

Hetimet për tragjedinë e Himarës po realizohen nga Prokuroria e Vlorës. Ndërkohë në Elbasan janë mbledhur të dhënat në lidhje me organizimin e ekspeditës dhe veçanërisht të shoqërisë së transportit ‘Llixha 2001’, që ishte kontraktuar për të realizuar lëvizjen e studentëve.

Nderkohe ekspertiza e Policise së Shtetit mbi shkakun e vdekjes se drejtuesit te mjetit, thote se ai humbi jeten nga traumat e shkaktuara gjate rrezimit te mjetit, duke perjashtuar mundesine e humbjes se kontrollit nga ndonje atak.

Hetimi aksidentit te Himares

Hetimet po perqendrohen te gjendja teknike e mjetit. Sipas Prokurorise se Elbasanit, mjeti kishte kryer kontrollin teknik vetem disa jave me pare, ne muajin prill. Ndersa drejtuesi i mjetit ishte nje shofer me eksperience ne transportin urban dhe me leje te rregullt.

Nderkohe mesohen deshmi te personave qe kane pare rrezimin e autobusit. Sipas nje banori te zones qe ishte duke udhetuar pas autobusit, mjeti mori shpejtesi sapo nisi e tatepjeta e forte deri ne 17 grade dhe pasi goditi dy here murin anesor djathtas vijoi drejt. Ai thote se ka degjuar frenim te forte e me pas autobusin qe u permbys anash duke u rrokullisur ne gremine.

Pas aksidentit ekspertet e policise rrugore kane kontrolluar pjeset e mbetura te automjetit te shkaterruar qe ndodhet ende ne greminen e tragjedise.

Rektori: Do të shohim me sy kritik planin mësimor

Rektori i Universitetit Liman Varoshi ishte të mërkurën në mesditë në Spitalin Ushtarak, ku vizitoi vajzat e plagosura nga aksidenti tragjik që ndodhi në Himarë.

Në një prononcim për mediat, rektori tha se dy prej vajzave që ndodheshin në reanimacion ishte më e rëndë, por ato ishin nën kujdesin maksimal të ekipit mjekësor. Ndërkohë për 7 vajzat e tjera gjendja paraqitet më e mire dhe orët në vazhdim ato mund të dalin prej repartit të terapisë intensive.

Ndërkohë rektori Varoshi theksoi se pas ngjarjes që ndodhi do të shihet më sy kritik plani mësimor, pjesë e të cilit janë edhe ekspeditat, por nuk dha asnjë detaj në lidhje me mënyrën e udhëtimit të studentëve të këtij universiteti në zbatim të planit mësimor të paracaktuar. (Top Channel / Lezha.eu)

Leave a Reply

© 2012 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress