Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Sport Live » Hidhet shorti: skuardrat e Euro 2012

Hidhet shorti: skuardrat e Euro 2012

Hidhet shorti: skuardrat e Euro 2012

“Euro 2012” që do të zhvillohet verën e ardhshme në Poloni dhe Ukrainë do të startojë me ndeshjen Poloni-Greqi.

Shorti i hedhur në Kiev ka ndarë 16 skuadrat finaliste në 4 grupe, ku më i forti ose i “ferrit” siç etiketohet ndryshe në ambientet sportive është Grupi B. Holanda, Gjermania, Portugalia dhe Danimarka do të luftojnë me njëra-tjetrën për të vazhduar më tej ëndrrën europiane. Biletat kualifikuese i jepen dy skuadrave të para në grup, çka do të thotë që shanset më të mëdha i kanë dy bigët e Europës, Holanda dhe Gjermania.

Hidhet shorti: skuardrat e Euro 2012

Grupi më i thjeshtë dhe më i barabartë në nivel futbolli në këtë europian është grupi A, ku Polonia, Cekia, Greqia dhe Rusia kanë shanse të barabarta për t’u kualifikuar.

Italia i ka shpëtuar “grupit të ferrit” duke u vendosur në grupin C, aty ku do të përballet me Spanjën, kampionen e Botës dhe Europës në fuqi, me Irlandën e Trapatonit dhe Kroacinë, një skuadër nga e cila pritet gjithmonë një surprizë.

Në grupin D do të jenë organizatorët e Ukrainës së bashku me Francën, Suedinë dhe Anglinë e Don Fabios.

Grupi A: Polonia, Republika Ceke, Greqia dhe Rusia
Grupi B: Hollanda, Danimarka, Portugalia dhe Gjermania
Grupi C: Spanja, Republika e Irlandës, Kroacia dhe Italia
Grupi D: Ukraina, Franca, Suedia dhe Anglia

“Euro 2012” do të zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë nga data 8 qershor 2012 deri në 1 korrik 2012. (Lezha.eu)

Leave a Reply

© 2011 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress