Posts Google+ Youtube

You Are Here: Home » Njoftime Falas » Hipoteka, pasurite e paluajtshme verifikohen online

verifikimi pronesise online 300x205 Hipoteka, pasurite e paluajtshme verifikohen online

Hipoteka, pasurite e paluajtshme verifikohen online

Nese qytetaret kane nje veprim per te bere tjetersimin e prones, kete jo vetem do ta bejne nepermjet notereve, por vete noteret do te perdorin aplikimin online.

Per cdo veprim te tille dhe per te verifikuar te dhenat e pasurise se paluajtshme ne baze te te dhenave elektronike.

Hipoteka, pasurite e paluajtshme verifikohen online

Sipas qeverise, ky vendim paraqet si avantazhe kryesore shmangien e kontakteve direkte të qytetarit me zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe për rrjedhojë reduktimin e fenomenit të radhëve të gjata, kohës së humbur dhe veprimeve korruptive.

Realizimi i verifikimit on-line të pasurive të paluajtshme shkurton zhvillimin e një transaksioni me dy faza për qytetarin: 1 ditë për të shkuar tek noteri për lidhjen e kontratës dhe 1 ditë për ta tërhequr kontratën, se bashku me vërtetimin e pronësisë. Vendimi tjeter i rendesishem eshte realizimi i projektit pilot, qe shtrihet tek 1300 punonjes te administrates.

Ky projekt mundeson qe qytetari apo biznesmeni te gjurmoje online se ne cilen zyre ndodhet dokumenti i dorezuar prej tij ne administrate. Sipas kryeministrit Berisha edhe ky eshte nje projekt qe konkretizon vullnetin e qeverise per transparence maksimale ne raportin mes qytetareve dhe praktikave qe ndjek administrata.

“Praktika që bëjnë të mundur edhe evidentimin e atyre që flenë me sy hapur mbi aktet, duke gjetur se sa vonohen, ku vonohen dhe pse vonohen aktet. Dora-dorës ky projekt do të shtrihet në të gjithë veprimtarinë e administratës shqiptare qendrore dhe lokale për të lehtësuar maksimalisht komunikimin e qytetareve shqiptare me administratën e tyre, për tu bërë atyre të mundur të identifikojnë, të gjejnë se ku ndodhet dokumenti apo kërkesa e tyre, për të bërë atyre të mundur për të kontrolluar në çdo qelizë administratën e tij publike. Pra ky projekt do ta bëjë administratën shqiptare një nga administrata më transparente të rajonit dhe të planetit”, tha Berisha.

Kur foli per keto projekte si realizim te endrres per Shqiperine dixhitale, kryeministri nuk nguroi te bente nje batute edhe per çeshtjen e presidentit.

“Unë e kuptoj se ju menjëherë sapo thashë ëndërr ju shkoi mendja tek presidenti atë mund ta realizojë vetëm një njeri sepse aq e kemi postin”, tha Berisha. (Top Channel / Lezha.eu)

Video Hipoteka, aplikimi dhe verifikimi i pronesive online

1 Comment

  1. arben.preci says:

    apartamento shengjin

Leave a Reply


Copyright © 2006 - 2014 Lezha Online All rights reserved. · Privacy Policy
Site Map · Contact Us · Links · Marketing · Terms Of Use · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress