Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Aktualitet » Hiqet taksa per hipotekimin e pallateve

Hiqet taksa per hipotekimin e pallateve

Hiqet taksa per hipotekimin e pallateve

Kushti që mbante pezull pjesën dërrmuese të ndërtimeve në procesin e regjistrimit është hequr dhe tashmë pritet të vërshojnë pranë hipotekave dosjet e shumta të pallateve.

Sipas gazetës ‘Shqip’, marrëveshja e firmosur pak ditë më parë, mes kreut të Bashkisë së Tiranës, ministrit të Transporteve dhe atij të Drejtësisë, ka liberalizuar pothuajse procesin e hipotekimit të objekteve.

Hiqet taksa per hipotekimin e pallateve

Mësohet se në zyrën e regjistrimit të Tiranës janë aktualisht 130 objekte që janë paraqitur për regjistrim, me leje shfrytëzimi, por që nuk ishin regjistruar, për shkak të problemeve me detyrimet tatimore dhe lejet.

Një ndërtues nuk mund të hipotekonte objektin në rast se nuk paraqiste pranë zyrës së regjistrimit vërtetimin e pagesës së taksave. Ky proces zgjaste me muaj dhe kthehej në makth për subjektin, ndërsa dokumentacioni sa i takon lejes së ndërtimit, kontratës me pronarët apo ajo e shfrytëzimit ishte në rregull.

Por në një urdhër të kryeregjistruesit, në marrëveshje me Ministrinë e Financave dhe me Ministrinë e Drejtësisë, i ka hapur rrugë hipotekimit pa qenë nevoja të jepet më parë vërtetimi nga tatimet për taksat e paguara. Megjithatë, projektligji duhet të kalojë më parë në Kuvend, pasi të ketë marrë edhe konsensusin final të ministrit të Financave.

“Duke parë që një pjesë e mirë e qytetarëve nuk kanë në duar një titull pronësie, për ta kapitalizuar pronën më vonë nëpërmjet shitjes apo për ta përdorur si garanci, u pa e nevojshme që të lehtësohen barrierat teknike për regjistrim, falë një vullneti qeveritar dhe lokal”, u shpreh kreu i zyrës së regjistrimit të pronave të paluajtshme, Arben Qirjako.

Sakaq, ndërtuesit e mbështesin marrëveshjen e fundit, që sipas tyre do të çlirojë me miliarda euro për ekonominë. Drejtues të shoqatës së ndërtuesve shprehen se pakti i tri institucioneve zgjidh problemin e mbartur prej vitesh dhe prek interesat e 400 firmave të ndërtimit dhe të 30 mijë familjeve.

Shoqata ka bërë disa përllogaritje, ku rezulton se regjistrimi i pallateve të reja do të fusë në treg një vlerë pasurie prej 2 miliardë eurosh, ndërsa shpresojnë se regjistrimi me rregullin e ri do të nisë në fillim të muajit nëntor.

“Ky proces është shumë i rëndësishëm, i jep fund privimit të padrejtë nga titulli i pronësisë për mijëra familje dhe qytetit, nga një shumë deri në 700 milionë euro, një shumë kolaterale që përfaqësojnë këto apartamente të pahipotekuara”, pati deklaruar kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, pak para firmosjes së marrëveshjes me dy ministrat. (Lezha.eu)

Leave a Reply

© 2011 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress