Posts Google+ Youtube

You Are Here: Home » Lifestyle » Historia e dashurise qe skandalizon Austrine

renata erwin 150x150 Historia e dashurise qe skandalizon Austrine

Historia e dashurise qe skandalizon Austrine

Një histori dashurie është duke skandalizuar Austrinë, pasi një grua 42-vjeçare dhe një djalë 15-vjeçar kanë bërë publike historinë e tyre.

E dënuar me 22 muaj burg për pedofili, Renata Juras dhe Erwin Lechner kanë përdorur mediat e vendit për të protestuar.

Jo vetëm kaq, por marrëdhënia midis të dyve ka tre vjet që ka nisur, atëherë kur djali ishte vetëm 12-vjeçar dhe ajo ishte trajnere e skuadrës së volejbollit ku adoleshenti ishte regjistruar.

Historia e dashurise qe skandalizon Austrine

Siç tregojnë, ndërsa fillimisht marrëdhënia midis të dyve kishte qenë si çdo marrëdhënie e zakonshme midis një të riu dhe trajneres së tij, me kalimin e kohës diçka nisi t’i tërhiqte drejt njëri-tjetrit, ndërsa Renata e mbante pas stërvitjes me preteksin se kishte nevojë për stërvitje ekstra deri sa u lidhën.

Për më tepër, gruaja është shtatzanë prej pesë muajsh me të riun që mund të ishte fare mirë djali i saj. “E dinim se çfarë po bënim që në fillim, ndryshe nuk do të kishi zgjedhur të vazhdonim. Bërja publike e historisë kishte një domethënie të madhe për të dy, edhe pse e kuptojmë që shumë njerëz nuk e mendojnë si të mundur. Megjithatë, ata që skandalizohen gjejnë tek marrëdhënia jonë vetëm një valvul për të shkarkuar tensionet e tyre”, u shpreh Renata për “Ëelt”.

“Çfarë më pëlqen tek ai? Fakti që arrin të marrë çdo impenjim seriozisht, ashtu si një i rritur. Është në gjendje të jetë vetvetja në të gjithë aspektet dhe ndonjëherë ngjan më i pjekur edhe se vetë moshatarët e mi”, shtoi 42-vjeçarja, e cila pas lindjes së fëmijës mund të përballet me pothuajse dy vjet burgim për marrëdhëniet e saj që thyen të gjitha tabutë. (Top Channel / Lezha.eu)

Leave a Reply


Copyright © 2006 - 2013 Lezha Online All rights reserved. · Privacy Policy
Site Map · Contact Us · Links · Marketing · Terms Of Use · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress