Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Lifestyle » Historia e Termeteve ne Shqiperi

temete shqiperi 300x227 Historia e Termeteve ne Shqiperi

Historia e Termeteve ne Shqiperi

Të gjithë e njohin tërmetin, të gjithë e kane provuar të paktën një herë në jetë të tronditen prej tij, dhe të gjithë pyesin si ndodh e a mund të parashikohet.

Pas çdo ngjarjeje të rëndësishme si kjo e Emiglia Romagna-s rilindin të njëjtat pyetje. Për të na folur për ketë fenomen dhe a ka rrezik hapësira jonë tokësore nga këto lëkundje sizmike ne kemi folur me Inxhinier Gjeolog Sokol Markun.

Historia e Termeteve ne Shqiperi

Ai na ka zbuluar më shumë për këtë dukuri duke na rrëfyer historikun e tërmeteve në tokën tonë dhe parashikimet për të ardhmen.

Z. Sokol, ndoshta një pyetje naive, por mund të na tregoni, çfarë është tërmeti?
Shkencërisht tërmeti është një fenomen natyror që shkaktohet si rezultat i një shkarkimi të menjëhershëm energjie shkaktuar nga forcat e brendshme, e cila rri duke u grumbulluar “pikë-pikë”, çdo vit nga pak mes dy blloqeve të kores së tokës. Ka pasoja nga ato të një lëkundjeje të lehtë e deri në ato katastrofale. Me fjale të thjeshta, nëse e marrim dhe e fryjmë një tollumbace, ajo do duroje sa te durojë e në fund do të plasë, po kështu dhe tërmeti. Lëkundja është e ngjashme me shqepjen e një veshjeje në pjesën e tegelit, nëqoftëse ne e veshim atë pa marrë parasysh se jemi duke shtuar ne peshë dita-ditës. Italia është pranë nesh, dhe ndodhia sigurisht na bën të interesohemi se ç’mundësi ekziston që kjo të ndodhë dhe tek ne.

A do ndodhe?
Sigurisht që po…

Kur?
S’mund ta parashikojmë…Tërmetet janë fenomene që ndodhen në ato pjesë ku lëvizjet e kores së tokës nuk janë stabilizuar ende, sepse ka disa zona në tokë si për shembull një pjesë e Rusisë, apo Kanadasë, ku ky fenomen pothuaj nuk shfaqet, pasi në këto pjesë korja e tokës është stabilizuar. Po ta konkretizonim me një shembull, mundësia që të ndodhë një përplasje është shumë e madhe mes dy makinave në lëvizje, me e vogël mes një makine në lëvizje dhe një makine të parkuar, dhe pothuaj zero mes dy makinave të ndaluar në parking, për më tepër nëse këto dy të fundit kanë kaq vite të parkuara, sa gomat e tyre janë shfryrë e kanë zënë një cipë të trashë pluhuri mbi to nga mos lëvizja.

Po historia e tërmeteve në Shqipëri cila është?
Së pari duhet thënë se vendi ynë ka një kore akoma të re. Pjesa me e vjetër e saj ndodhet në pjesën që përfshin rrethin e Dibrës, që pa ju lodhur me emërtime të origjinës greke, po themi se janë diku 488 dhe 299 million vjeçare. Sado të mëdha këto moshë, sigurisht janë mjaft të reja me moshën e njohur të tokës prej 3.8 miliard vjetësh apo atë të supozuar rreth 5-6 miliarde vjeçare. Moshat më të reja i përkasin ultësirës bregdetare dhe përkojnë me një milion vjetët e fundit, kohë kur nisi të shaqej dhe njeriu. Doni një kuriozitet? Ky rrip toke 28 000 kilometersh katror i quajtur Shqipëri u krijua si rezultat i një shtypjeje që krijohej nga afrimi drejt Europës i Afrikës, e cila bëri një “lundrim” 250 milion vjeçar derisa u karambolua me kontinentin tonë dhe Azinë. Kur karambolohen dy makina ne shohim shenjat në llamarina, këto shenja në tre kontinentet janë vargjet gjigande malore nga Spanja në Kinë, mes të cilave dhe maja e Himalajeve si dhe Tibeti, çatia e botes.

Vazhdojnë ende këto lëvizje?
Jo, lëvizja nuk ka marre fund. Ngjeshja që vazhdon ti ndodhe jo vetëm Shqipërisë, por edhe gjithë Mesdheut, shkakton vazhdimisht tërmete ne Itali, Shqipëri, Greqi, Turqi e gjetkë. Po ta shohim historikisht, vetëm në periudhën 1967 deri më sot ka disa tërmete të fuqishme si ai i Dibrës 1967, i Shkodër-Lezhës 1979, i Tiranës 1989, e kështu me rradhë çdo një dekadë një termet i rende, që kohët e fundit kanë qëlluar fatmirësisht në zona të banuara apo pak të banuar pa pas dëme të ndjeshme.

Cili ka qenë tërmeti i fundit i rrezikshëm në Shqipëri?
Tërmeti i fundit i rëndësishëm ka qenë në Gjoricë të Peshkopisë, në datë 6 shtator 2009. Krahasuar me tërmetin e fundit italian ky termet është shumë i ngjashëm. Kështu magnitudat, pra fuqia e tërmetit është 5.4 në Gjorice dhe ne Emiglia-Romagna 5.9, gjithashtu siç e di gjithkush tërmeti italian pati disa kundërgoditje njërën aq të forte sa shkatërroi gjithçka kishte mbetur në këmbë. Edhe në 2009 në Gjoricë goditja kryesore u pasua nga një valë një mujore kundërgoditjesh nga te cilat më e fuqishmja ndodhi të nesërmen me magnitudë 4.2.

Cilat zona ne Shqipëri rrezikohen më shumë nga tërmetet?
Gjeologet dhe sizmologët shqiptarë i kanë studiuar këto fenomene si për arsye shkencore ashtu edhe për arsye praktike, pra për të bërë të mundur parandalimin e pasojave shkatërrimtare që shkakton tërmeti. Nga studimet del se mënyra si është krijuar nga pikëpamja gjeologjike Shqipëria është arsyeja e ndodhjes së tërmeteve.

Dikur vendi ynë ndodhej në tabanin e një oqeani shumë të madh që ne sot e quajmë Paleotetis, që ndodhej mes Afrikës, Europës dhe Azisë. Fundi i një oqeani nuk është i sheshet, por është një hapësirë e përshkuar mespërmes nga një çarje e madhe nga ku del magme pa ndërprerje. Kjo magme që del i shtyn anët e kores drejt kontinenteve dhe lë shenjën e saj ne fund të oqeanit në ata shkëmbinj që ne gjeologet i quajmë ofiolite. Nga këto ofiolite përbehet sot rreth 10 % e territorit te Shqipërisë.

Kjo tregon se trualli Shqiptar doli nga fundi i detit si rezultat i zhubravitjes që i bëri tabanit të detit përplasja Afrikë-Europë, shenja të të cilës shihen sot në malet pranë qafës së Llogorasë. Përveç ngjeshjes nga fundi i detit Shqipëria trashëgoi dhe dy thyerje të thella të kores së tokës që janë ato në linjën Shkodër-Peje, dhe në linjën Vlorë-Elbasan-Shkup. Këto thyerje janë vendet nga ku lindin pjesa më e madhe e tërmeteve në Shqipëri.

Është një debat i madh, po a i parashikojmë dot tërmetet?
Sado që janë munduar e po vazhdojnë të mundohen shkencëtaret, akoma nuk mund të parashikohen. E vetmja gjë që na mbetet është të studiojmë fenomenin e të ndërtojmë, shtëpi, rrugë e ndërtime të tjera me masa sa më të mira antisizmike. Pas kësaj të presim tërmetin e rradhës.

Një këshillë për njerëzit, çfarë të bëjnë kur bijë tërmet?
Kujdes! Kur të filloje tërmeti mos u kapni nga paniku. Nëqoftëse nuk dilni dot në një vend të hapur, mundohuni të qëndroni në pjesë të mbrojtura, siç mund të jetë poshtë tavolinë, poshtë derës, etj. Por kini parasysh, mundohuni që më parë të fikni çdo flakë që mund të jetë e ndezur. icon smile Historia e Termeteve ne Shqiperi

Sfera në Oborrin e Sherbimiet Gjologjik Shqiptar. Sfera e çuditshme e gjetur në rrugën Rrëshen-Kalimash. Kjo sferë gjendet sot pas godinës së Shërbimit Gjeologjik Shqiptar. Ka ardhur aty prej së largu, nga fshati Gziqi i Mirditës. Është gjetur atje në vitin 2007, kur firma Bechtel&Enka po bënte punimet për segmentin e rrugës Rrëshen-Kalimash. Sapo është vënë re nga punonjësit, është trajtuar si një objekt i çuditshëm e mistik, një ekipë gjeologësh e panë atë dhe ngelën të habitur. Një vit më vonë kjo sferë u soll në Tiranë, me qëllim bërjen e analizave dhe përcaktimin se çfarë ishte dhe nga se ishte formuar. Ka një rrumbullakësi gati-gati perfekte dhe është gjetur nën tokë. Ajo konsiderohet e rrallë nga specialistët dhe ende e pa shpjegueshme për vendin e gjetjes dhe prejardhjen. Hamendësimet e gjeologëve janë të ndryshme, mund të jetë llavë jastëkore e formuar 160 deri 145 milionë vjet më parë, por edhe mund të jetë krijuar nga dora e njeriut. Inxhinier Gjeolog Sokol Marku, është marrë hap pas hapi më këtë sferë dhe me përpjekjet për të zbuluar origjinën e saj. Ne, nuk jemi i vetmi vend ku janë zbuluar objekte të tilla, kemi rastin në Kosta Rika e në Bosnje. (Shekulli / Lezha.eu)

Leave a Reply

© 2012 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress