Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Aktualitet » Homazhe ne stadiumin Beselidhja per albitrin Rigers Pjetrushi

Homazhe ne stadiumin Beselidhja per albitrin Rigers Pjetrushi

Homazhe ne stadiumin Beselidhja per albitrin Rigers Pjetrushi

Ne qytetin e Lezhes do te zhvillohet ceremonia ne nder te gjyqtarit Rigers Pjetrushi i cili humbi jeten ne nje aksident te rende ne Gjirokaster.

Rigers Pjetrushi i cili drejtonte drejtonte ndeshjen si gjyqtari i katërt Luftëtari–Kruja ne Gjirokaster, teksa kthehej per ne shtepi, pesoi nje aksident me makine ku gjeti vdekjen.

Homazhe ne stadiumin Beselidhja per albitrin Rigers Pjetrushi

Keshtu diten e neserme jane programuar homazhe për 30 vjecarin, të cilat do të zhvillohen nga ora 11.00-12.00 në ambientet e stadiumit ‘Beselidhja’ në qytetin e Lezhes.

Jane te ftuar te gjithe qytetaret lezhjan ne kete ceremoni mortore ne nderim gjyqtarit Rigers Pjetrushi.

Ndërkohë që prej andej ai do të përcillet për në banesën e fundit, rreth orës 13.00. Aksidenti i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm në aksin Dervicjan-Gjirokastër.

Makina ku udhëtonte gjyqtari u përplas me një tjetër automjet. Përvec dy viktimave, në aksident u plagosën edhe 5 persona. ( © Lezha.eu)

Leave a Reply

© 2012 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress