Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Njoftime Falas » Horoskopi 2013

horoskopi2013 300x192 Horoskopi 2013

Horoskopi 2013

Shiko Horoskopi 2013, Horoskopi vjetor per vitin 2013, parashikimi i fatit ne shqip, cfare thone yjet per ju kete vit.

Horoskopi 2013 eshte viti i revolucioneve, termeteve dhe konfuzioneve qe do te sjellin nje te ardhme me te mire. Ky eshte parashikimi i astrologeve per vitin 2013.

 

KLIKO KETU DHE SHIKO SHIKO HOROSKOPIN DITOR ONLINE

 

DASHI

Gjate ketij viti do jeni dinamike dhe kurajoze. Per sa i perket dashurise duhet thene se takimet do jene mjaft interesante. Qe nga prilli deri ne dhjetor mundesite per te krijuar lidhje serioze do jene te medha. Per ata qe jane ne nje lidhje 2013-ta do jete viti i vendimeve te medha. Do e shihni me sy tjeter cdo gje dhe aventurat e tjera nuk do iu terheqin aspak. Ne lidhje me parate duhet thene se yjet do iu japin mundesine ta stabilizoni situaten dhe te merrni ne doren te ardhmen e buxhetit. Gjithsesi ne cdo moment duhet te jeni vigjilente me shpenzimet. Shendeti nuk do kete probleme te medha, po gjithsesi do jete nje nje periudhe me lodhje dhe stres te madh. Mos i harxhoni kot se koti energjite sepse do iu duhen. Puna do kete ndryshime te medha dhe te rendesishme. Me ne fund do zgjidhni orientimin e duhur qe te arrini suksesin. Gjysma e dyte e vitit do jete perfekte dhe e mrekullueshme.

DEMI

Gjate ketij viti demat do jetojne qetesisht, do jete te ndershem dhe mjaft kreative. Per sa i perket dashuruese do kete ndryshime te medha qe ne ditet e para te 2013-es. Pergatituni! Beqaret do afrohen gjithnje e me shume me shpirtin binjak. Disa mund ta cojne me tej nje miqesi te vjeter. Investoni per te krijuar nje lidhje te qendrueshme dhe do shperbleheni. Ata qe jane ne cift do kalojne nje vit te bukur dhe pergjithesisht te kenaqeshem. Per shkak te nje cmimi apo nje progresi qe do beni do merrni goxha para dhe do e stabilizoni paksa buxhetin. Shendeti do jete me mire sesa e kishit menduar. Do jeni plot gjalleri dhe do keni nje rezistence te mire fizike. Ne prill mund te keni ndonje shqetesim te vogel, por qe do e kaloni shpejt. Ne pune do jeni edhe me ambicioze, me kureshtare, me te vendosur dhe me luftarake. Do perballeni edhe me disa pengesa por ne fund do e arrini ate qe doni.

BINJAKET

Gjate ketij viti binjaket do jene pergjithesisht te qeshur dhe mjaft te afrueshem. Ne lidhje me dashurine duhet thene se gjysmen e pare te vitit do mundoheni ta perforconi lidhjen qe keni krijuar per t’u ndier edhe me mire. Pasi te kaloje qershori nuk do jeni me kaq dinamike dhe mund te kete edhe ndonje mosmarreveshje te vogel. Beqaret do takojne persona interesante qe ne fillim te 2013-es. Ka shume gjasa qe disa te perfundojne ne martese brenda vitit. Per financat do jete periudhe e mire per te permiresuar buxhetin. Ne gjashte mujorin e dyte pergatituni edhe per te ardhura te majme. Shendeti do jete me i mire se ne 2012. Edhe ata qe vuajne nga semundje kronike do ndihen me te qete dhe me ne forme. Mos harroni gjithmone te beni pak aktivitet fizik. Ne pune do jeni me entuziaste dhe te vendosur se me pare. Me gjasa do e arrini ate qe keni menduar, por pergjegjesite do iu shtohen.

GAFORRJA

Kete vit, gaforret do jene me terheqes dhe me te ndjeshem. Per sa i perket dashurise do e konsolidoni ate, por nga ana tjeter ciftet do tregohen me strikte ne lidhje me tradhetite apo genjeshtrat. Pas veres disa do mendojne per martesa ose per femije. Beqaret do kene ne muajt e pare takimin vendimtar. Shikoni me kujdes kudo qe do shkoni. Financat do jene te paqendrueshme duke qene se do shpenzoni jashtezakonisht shume. Mundohuni te vini fre sa me pare sepse nuk do dini nga t’ia mbani me vone. Shendeti here pas here mund te kete edhe probleme. Kujdesuni me teper per veten gjysmen e pare te vitit atehere kur edhe imuniteti do jete me i dobet. Ne pune do keni me shume fat dhe do jeni te vendosur per te arritur atje ku keni menduar. Yjet do jene ne anen tuaj dhe do iu mbeshtesin. Ata qe jane ne kerkim te nje pune do e gjejne ate ne vjeshte.

LUANI

Do jeni pasionante dhe plot gjalleri gjate ketij viti. Beqaret do kryejne takime pa fund dhe do kene me teper mundesi te krijojne lidhjen e enderruar. Ciftet do jene edhe me romantike dhe i shtojne dozat e imagjinates per te perjetuar me shume emocione. Cdo gje do jete ne favorin tuaj keshtu qe shfrytezojeni cdo dite dhe cdo minute. Ndryshe nga 2012, kete vit do tregoheni me te kursyer me shpenzimet dhe kjo do beje te mundur qe ta permiresoni ndjeshem buxhetin. Nese keni borxhe shlyejini ato sa me pare qe te mundeni. Kujdesuni pak me teper per higjienen nese doni te mos keni probleme shendetesore. Shmangni sa te mundni pijet energjike, kafen e tepruar apo edhe pijet me gaz. Nuk do iu bejne mire. Ne pune duhet te reflektoni mire para se te merrni vendime per te ardhmen. Megjithate pritet qe muaji te jete i suksesshem dhe t’iu hape horizonte te reja. Nese filloni nje biznes tuajin do fitoni me shume sesa kishit menduar.

VIRGJERESHA

Doni te dini se cfare do ndodhe me jeten tuaj gjate ketij viti? Ja cfare parashikojne yjet. Per sa i perket jetes sentimentale, ciftet do kene nje vit te ndare ne dy pjese. Gjashte muajt e pare mund te kete edhe debate apo zenka, ndersa pjesen e dyte cdo gje do shkoje me se miri. Keshillohet te tregoheni sa me te sinqerte dhe mos i mbani asnje te fshehte partnerit. Beqaret do kene takime te merzitshme dhe aspak emocionuese ne muajt e pare. Mos kerkoni me force te krijoni nje lidhje e cila nuk do iu sjelle aspak kenaqesi dhe mund t’ua nderlikoje jeten. Financat nuk do jene me te mira se nje vit me pare por gjithsesi do beni cmos te ruani ekuilibrin. Me pak maturi dhe vendosmeri do ia dilni. Shendeti do perballet here pas here me disa probleme. Mire eshte te mos iu besoni shume kurave popullore, por te shkoni dhe te konsultoheni me mjekun. Doni te dini si do shkoje pune? Periudha qershor-korrik do jete me suksesshmja. Do ua njohin te gjitha meritat gjithmone.

PESHORJA

2013-ta do jete vit me i favorshem per ata qe jane ne kerkim te shpirtit binjak. Takimet do jene te njepasnjeshme dhe do ua mbushin shpirtin me gezim. Shfrytezojini te gjitha dhe me pas zgjidhni personin e duhur. Jeta e cifteve do jete e qete po gjithsesi e kenaqeshme. Shprehini edhe pengjet e se kaluares. Nga mesi i vitit mund te merrni edhe ndonje vendim te rendesishem. Financat nuk do jene shume te mira. Shtrengojeni pak rripin sepse do bini ne humnere nese vazhdoni gjithmone te shpenzoni. Shendeti do jete kryesisht i mire, por hera heres mund te keni ndonje shqetesim te vogel, si per shembull dhimbje koke apo edhe shimbje muskujsh. Nuk do kete asgje per t’u shqetesuar. Jeta profesionale do shkoje per mrekulli ne gjysmen e pare te vitit. Do realizoni projekte te rendesishme dhe do keni perfitime te medha. Ata qe punojne ne fushen e medias do arrijne suksesin e shumepritur.

AKREPI

Gjate ketij viti do jeni me te sinqerte si ne dashuri ashtu edhe ne miqesi. Do i kushtoni me teper rendesi familjes te cilen e keni lena pas dore muajt e fundit te vitit qe late pas. Ata qe kane nje lidhje do mendojne t’i cojne gjerat edhe me tej, duke krijuar zyrtarisht nje familje apo duke menduar per femije. Beqaret do kene nje vit me pozitiv dhe pak nga pak do harrojne ato qe kane kaluar kohe me pare. Nuk do keni frike as te njiheni me persona te rinj. Financat do kene ulje dhe ngritje, por ne pergjithesi nuk do kete katastrofa, vetem probleme qe do rregullohen shpejt. Shendeti do jete me i mire pas periudhes se dimrit. Tre muajt e pare te 2013-es rezistenca do jete e dobet dhe do prekeni disa here nga gripi. Mos i lini gjerat pas dore. Periudha e dyte e vitit do jete ajo me intensivja ne planin profesional. Edhe pse do lodheni rezultatet do iu kenaqin dhe do iu clodhin menjehere.

SHIGJETARI

Ne pjesen me te madhe te ketij viti do i jepni shume rendesi jetes suaj ne cift dhe do beni gjithcka qe komunikimi te mos humbase per asnje moment. Muajt qershor dhe korrik do jene me te bukurit dhe me te lumturit. Edhe ata qe kane pasur mosmarreveshje do e stabilizojne s’tuten duke u treguar me tolerante dhe te kuptueshem. Beqaret do kene mudesi per takime, por serish nuk do ndiejne rrahje te forta zemre. Behuni te duruar dhe nje dite personi i duhur do te vije. Kjo mund te ndodhe ne muajt e fundit te vitit. Ne sektorin e financave duhet te tregoheni shuem vigjilente dhe te arsyeshem me shpenzimet. Mos merrni as kredi ne banke. Shendeti here pas here do kete probleme. Per shkak te ngarkeses do lodheni dhe do stresoheni mjaft. Kete vit duhet te shfrytezoni te gjitha kompetencat qe keni ne pune per te arritur atje ku deshironi. Konkurrenca do jete e forte keshtu qe mos humbni kohe.

BRICJAPI

Per bricjapet ky vit do jete here i mire dhe here jo shume i kendshem. Disa nga ata qe jane ne cift do ndahen qe ne muajt e pare. Megjithate mos u demoralizoni sepse shume shpejt do gjeni dike tjeter qe do ua mbushe jeten me gezim dhe lumturi. Ne korrik do perballeni me surpriza te medha. Per beqaret do jete viti i ndryshimeve te medha, jo vetem ne dashuri por ne cdo plan te jetes. Pergatituni! Ne planin financiar edhe pse do kete ndonje tronditje here pas here, ju do keni te gjitha mundesite per ta rregulluar situaten. Tregohuni menaxher te mire dhe dinake. Per sa i peket shendetit nuk do keni probleme te medha, por nga ana tjeter asnjehere nuk do ndiheni ne forme te shkelqyer. Mbase edhe lodhja ben te vete. Nese keni mundesi aplikoni pak yoga-n dhe merruni me sport. Ne pune do kete ndryshime. Ka gjasa te shperngulni diku tjeter zyren dhe te keni kolege te rinj. Qe nga shtatori do filloni nje projekt te madh qe do iu sjelle te ardhura.

UJORI

2013-ta do jete nje vit i mire per ata qe duan te vendosin ne vije jeten sentimentale. Per ciftet gjysma e pare e vitit do jete perfekte. Partneret do afrohen me shume me njeri-tjetrin dhe do konretizojne disa nge endrrat e tyre. Ne gjysmen e dyte do merren vendime te rendesishme per te ardhmen. Beqaret do jene me te gatshem se kurre te kerkojne dashurine dhe te fillojne nje lidhje. Muajt e pare do jene me te suksesshmit, por duhet te tregoheni sa me te hapur dhe te hiqni turpin. Me financat duhet te merreni pak me teper. Menaxhojini ato me kujdes dhe nese iu del ndonje pengese kerkoni ndihmen e specialisteve. Pas disa muajve situata do jete e qendrueshme dhe do kete permiresime. Shendeti ne pergjithesi do jete i ekuilibruar edhe pse here pas here mund te kete shqetesime te vogla. Jeta profesionale do arrije kulim ne muajin qershor. Karriera juaj do marre nje tjeter drejtim edhe me te suksesshem.

PESHQIT

Ky vit do jete i mbushur me risi per peshqit. Do hyni ne nje etape te re te jetes e cila do iu kenaqe edhe me teper. Per sa i perket jetes sentimentale te cifteve ajo do jete e mire dhe pasioni do ndizet here pas here. Disa edhe mund ta zyrtarizojne lidhjen pas kaq shume vitesh bashke. Kjo ka shume gjasa te ndodhe gjate veres. Beqaret do tregohen me te gatshem per ta dale neper takime dhe kjo do iu mundesoje njohjen me persona interesante dhe te vecante. Financat do jene me te qendrueshme. Do beni disa investime te medha te cilat do iu sjellin fitime shume shpejt. Shendeti do kete edhe probleme kete vit. Merreni gjithcka me optimizem sepse ndonjehere ana psikologjike e perkqeson gjendjen. Shume shpejt do riktheheni ne forme. Ne jeten profesionale do keni me teper besim tek vetja dhe do jeni te vendosur te beni cmos per te arritur majat. Do ia dilni mbane edhe pse mund t’iu duhet te punoni ne grup. / © Lezha.eu /

Leave a Reply

© 2012 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress