Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » ShowBiz » Iken Adi Krasta, vjen Eno Popi

iken adi krasta 150x150 Iken Adi Krasta, vjen Eno Popi

Iken Adi Krasta, vjen Eno Popi

Është konfirmuar tashmë largimi i moderatorit të njohur Adi Krasta nga ‘game-show’ që transmetohet çdo të martë në Top-Channel, “100 milionë”.

Në vend të Krastës, ky program, do të prezantohet nga Eno Popi, i cili punon prej vitesh në këtë stacion televiziv, ku edhe bashkëdrejton me Ledion Liçon emisionin e mëngjesit. Sipas burimeve të brendshme nga ky TV, Adi Krasta, i cili këtë sezon televiziv nuk u shfaq më në krye të moderimit të “E Diell”, ka menduar të largohet fare nga Top-Channel-i, mendohet në drejtim të Vizion Plus-it, ku do të drejtojë një format të ri që do të fillojë së shpejti.

Iken Adi Krasta nga Top-Channel

Ndërkohë që është e sigurt që për një prezantues të nivelit të tij ofertat në treg nuk mungojnë, vetë Krasta ka shfaqur prej kohësh pakënaqësi, sidomos sa i takonte spektaklit “E Diell”. Falë rezervave për personazhet e ftuar që shkelnin në skenën e “E Diell”, show-men-i është përballur edhe me autorët Aida dhe Armend Rexhepagiçi. Një tjetër shenjë pakënaqësie është edhe deklarata e shumëkomentuar e tij në takimin e fundit të emisionit “100 milionë”, në sezonin e kaluar: “Marrëdhënia ime me paranë?! Jam në kërkim në tyre. Mund të kisha punuar kuzhinier, pilot apo të bëja një vjedhje për t’i pasur.

Gjithashtu, jam i hapur të pranoj oferta nga çdo kanal tjetër televiziv, nëse më paguajnë më shumë para, në mënyrë që familja ime të jetojë më mirë”, – ka thënë ai, duke u ofruar hapur në treg… Nuk është zyrtarizuar ende asnjë projekt i ri televiziv, që do të moderohet prej tij, ndërkohë që Eno Popi e ka kaluar provën e puntatës së parë me sukses! (Lezha.eu)

Leave a Reply

© 2011 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress