Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Aktualitet » Inagurohen punimet e autstrades Morine-Merdare

Inagurohen punimet e autstrades Morine- Merdare

Inagurohen punimet e autstrades Morine- Merdare

Në orën 14. 22 minuta nisen punimet e projektit madhor të autostradës Morine-Merdarë e cila do të bashkojë Kosovën dhe Shqipërinë, historikisht të ndara.

Kryeministri kosovar Hashim Thaci dhe kryeministri shqiptar Sali Berisha shtypen së bashku butonin e shpërthimit të parë, varg i shperthimeve qe do cajne malin per te bashkuar Kosovën dhe Shqipërinë.

Në orën 13. 30 minuta në Vërmicë të Prizrenit mbërriten krerët kryesore të shtetit kosovar, si dhe të qeverisë shqiptare për të marrë pjesë në inagurimin e fillimit të punimeve të autostradës.

Kryeministri Berisha dhe Ministri i Transportit shqiptar Sokol Olldashi ishte në krye të delegacionit shqiptar i cili është ftuar në këtë ceremoni.

Sejdiu: Sot nis zbatimi i endrres se kahmocme
President i Kosovës Fatmir Sejdiu tha në fjalën e tij se sot nis zbatimi i “një ëndrre të kahmocme” e cila do të ndikojë drejtëpërdrejtë në jetën ekonomike kosovare, por gjithashtu do të mbajë më afër shqiptarët me kosovarët.
“Kjo autostradë shënon përfundimin e ndarjes që na është imponuar për shekuj me radhë”- nënvizoi Sejdiu

Thaci: Autostrada projekti më i madh pas pavarësisë
Ndërkohë, kryeministri Hashim Thaçi, në fjalën solemne në ceremoninë e inaugurimit të autostradës ka vënë në pah të mirat që do ti sjellë kjo autostradë Kosovës dhe Shqipërisë, duke thënë se ky është projekti më i madh i qeverisë së tij pas pavarësisë.

“Çmimi i autostradës është një shekull vuajtje, përpjekje. Kjo është ditë e madhe, gjithë shqiptarët kanë festë. Po hapim epokën e historisë së re. Sot, qeveria që po udhëheq unë, po fillon projektin më të madh pas pavarësisë. Sot, ëndrrën po e bëjmë realitet” – deklaroi Thaci

Kjo rrugë sipas tij është kontribut igjithë heronjve, të gjallëve apo të rënëvë, i të gjithë atyre që dhanë kontributin për ndërtimin e shtetit të Kosovës, sipas tij. Duke e cilësuar si rrugën e bashkimit Thaci u shpreh se tashmë asgjë nuk I ndan dot më Kosovën dhe Shqipërinë.

“Këtë rrugë po ua dedikojmë heronjve, të gjallëve dhe të rënëve, të gjithë që dhanë kontributin për ndërtimin e atdheut tonë…Nuk do të ketë bjeshkë që do të na ndajë, por vetëm rrugë që do të na bashkojnë”, ka thënë Thaçi.

Ambasadori SHBA
Ambasadori amerikan Christofer Dell në fjalën e tij përshëndetëse tha se projekti ishte provë se vendimi i pavarësisë së Kosovës është i drejtë.
“Cdo kush që vë në pikëpyetje nëse pavarësia është vendim i drejtë atëherë shikon mijëra qytetarët që kanë ardhur sot. Le ta dijnë se sa i rëndësishmësh është pavarëisa e Kosovës”. Dell garantoi se SHBA do të jetë në krah të qeverisë në realizimin e këtij projekti.

Autostrada
Autostrada Morinë-Vermicë-Prizren-Merdare është cilësuar si projekt madhor nga autoritetet në Kosovë dhe Shqipëri.

Në ceremoninë festive ishte dhe ministri Fatmir Limaj, deputetë të Kuvendit të Kosovës, ministra dhe zyrtarë të tjerë shtetërorë, përfaqësues të partive politike, përfaqësues të komunave dhe ata të institucioneve ndërkombëtare në Kosovë.

Projekti, i cili kushton 700 milionë euro është nënshkruar mes Qeverisë së Kosovës dhe konsorciumit amerikano turk “Bechtel & Enka” pritet te zgjase 3 vjet, dhe pritet të punësohet një numër i konsiderueshëm i kosovarëve. Autostrada parashikohet të jetë e gjerë 28 metra, me 4 shirita qarkullues.

Ndërkohë javët e fundit Qeveria e Kosovës i dha zgjidhjen përfundimtare shpronësimeve në zonën që prek rruga me anë të një vendimi për lëvrimin e fondit pasi u përcaktua edhe gjurma që do të ndjëkë rruga.
Disa media dhe ekspertë ndërkombëtarë kanë kritikuar qeverinë e Kosovës se po e fillon ndërtimin e rrugës pa siguruar financimet e nevojshme.

Duke u lidhur me rrugen Durres – Kukes, autostrada qe po ndertohet në Kosovë mbulon ciklin e plotë të levizjes nga Kosova në Shqipëri. (BalkanWeb / Lezha.eu)

Leave a Reply

© 2010 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress