Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Lifestyle » Inteligjentet flene vone

Inteligjentet flene vone

Inteligjentet flene vone

“Bota u takon atyre që çohen herët” dëgjojmë që thuhet shpesh. Por që të ngrihesh herët në mëngjes nuk duhet të flesh vonë në darkë.

Por një studim i Satoshi Kanazawa dhe të kolegëve të tij në London School of Economics na sjell disa të reja për një debat të kahershëm. Ata thonë se ka një lidhje mes orareve të gjumit dhe inteligjencës: personat me një inteligjencë të lartë janë më aktivë natën dhe flenë vonë, ndërsa ata me inteligjencë më të ulët flenë herët.

Inteligjentet flene vone

Psikologu sqaron se të parët tani kryenin më shumë aktivitete gjatë ditës dhe mundësia që ne kemi sot për aktivitet natën është “një preferencë e re e evolucionit”, që favorizon më shumë njerëzit më inteligjentë dhe tregon për një nivel kompleks të konitivitetit më të lartë.

A duhet t’i besojmë këtij lloj studimi? Përsa u përket orareve të zgjimit dhe të fjetjes ato ndryshojnë te persona të ndryshëm dhe sipas punës që bëjnë. Po kështu niveli i inteligjencës është reflektim i një lloji inteligjence.

Disa studime të tjera tregojnë se ata që flenë vonë janë më pak të besueshëm dhe kanë shqetësime të ndryshme, por mund të jenë edhe më krijues. Si përfundim, gjumi nuk do të ndryshojë nivelin e inteligjencës dhe gjumi i natës nuk ndërrohet me asgjë. Por megjithatë të ëndërrosh të bën mirë. (Lezha.eu)

Leave a Reply

© 2010 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress