Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Sport Live » Inter, kampion bote!

Inter, kampion bote!

Inter, kampion bote!

Dy gola të hershëm dhe një gol tjetër i vonshëm në ndeshjen përballë afrikanëve të Mazembe, i kanë mundësuar Interit të shpallet kampion i botës në nivel klubesh dhe të ngrejë edhe trofeun e pestë këtë vit.

Interi bëri një paraqitje shumë sulmuese gjatë gjithë pjesës së parë të ndeshjes, derisa ishte më i qetë në pjesën e dytë të finales së Kupës Botërore të Klubeve, që u zhvillua në Abu Dhabi.

Inter, kampion bote!

Nerazurrët arritën të kalojnë në epërsi në rastin e parë të mirë përballë ekipit nga Kongo, kur pas 13 minutash lojë Goran Pandev shënoi pas një asistimi të shkëlqyeshëm nga Samuel Eto’o. Pas më pak se pesë minutash tjera, ky i fundit shënoi kësaj here vetë, kur pas një harkimi të kapitenit Javier Zanetti, kamerunasi dërgoi topin në rrjet nëpër këmbët e mbrojtësve kundërshtarë.

Nerazurrët patën edhe disa raste shënimi në pjesën e parë, me Diego Milito që humbi dy raste të pastra shënimi, kur të dyja herët u gjend i vetmuar me portierin e ekipit afrikan, Muteba Kidiaba.

Pjesa e dytë ishte më e paktë në raste për kampionin e Italisë dhe Evropës, me Douglas Maicon që goditi shtyllën në fillim të kësaj pjese, derisa afrikanët patën dy tentime të dështuara nga Dioko Kaluyituka.

Por italianët nuk u kënaqën me vetëm dy gola, duke shënuar edhe një gol të tretë me pesë minuta të mbetura, me zëvendësuesin Jonathan Biabiany që shmangu mbrojtjen për të mposhtur portierin kundërshtar dhe për të vulosur edhe fitoren e Interit.

Triumfi është i pesti për Interin, pas kampionatit italian, Kupës së Italisë, Superkupës së Italisë dhe Ligës së Kampionëve. I vetmi trofe që u ka ikur nga duart Nerazurrëve këtë vit, është Superkupa e Evropës, që shkoi në duart e fituesit të Europa League, Atletico Madrid.

Mazemba në anën tjetër, pavarësisht disfatës, bëhet klubi i parë afrikan dhe i parë jo-evropian dhe jo-amerikanojugor, që arrin në finalen e Kupës Botërore të Klubeve. Kampioni i Afrikës mposhti brazilianët e Internacionale në gjysmëfinalen e kësaj gare. (Lezha.eu)

Leave a Reply

© 2010 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress