Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Aktualitet » Itali, shqiptaret me konsull te rreme

Giovanni Firera

Giovanni Firera

Në aktivitete të ndryshme për promovimin e kulturës, turizmit apo biznesit shqiptar në Itali, shpesh haset emri i Giovanni Firera-s, mik i Shqipërisë dhe për disa vjet konsull nderi në Piemonte.

Por kohët e fundit ai ka filluar të përdorë këtë titull edhe pse nuk i takon më, duke harruar një detaj të vogël: mandati i tij ka skaduar prej gati dy vjetësh dhe më pas nuk është rinovuar më.

Itali, shqiptaret me konsull te rreme

Këtë e konfirmoi për Top Channel edhe ambasadori shqiptar në Itali, Llesh Kola.

Ai shtoi se çdo nismë a aktivitet i zotit Firera pas skadimit të mandatit, nuk kryhet si përfaqësues i shtetit shqiptar, por në emrin e tij personal.

Por skadimi i mandatit pesë-vjeçar nuk e ka penguar zotin Giovanni Firera që të vazhdojë të paraqitet si konsull nderi në seli institucionale nga më të ndryshmet.

Një prej rasteve të fundit është ai i binjakëzimit mes konservatorit Cantelli të Novarës dhe Akademisë së Arteve të Tiranës, që kishte si nismëtar pikërisht atë që mund të quhet ish-konsull nderi.

Për fat të mirë projekti ka mbetur ende pezull dhe nuk janë dhënë fondet e nevojshme.

E njëjta gjë shihet edhe në websitin e azhornuar së fundmi dhe në konsullatën shqiptare të nderit në Torino na u përgjigjen se konsull është zoti Firera. (Top Channel / Lezha.eu)

Leave a Reply

© 2010 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress