Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Lifestyle » Vendet me te cmendura pas internetit

Vendet me te cmendura pas internetit

Vendet me te cmendura pas internetit

Sipas “comscore.com”, kanadezët zënë vendin e parë si populli që harxhon më shumë kohë në internet, plot 2500 minuta në muaj, teksa në vendin e dytë renditen izraelitët me 2300 minuta.

Në deklaratën e dhënë theksohet se mesatarja botërore e përdorimit të internetit është 2000 minuta në muaj.

Në hapësirën online kanadezët zënë vendin e parë me 68%, më pas vijnë Franca dhe Anglia me 62 %, Gjermania me 60%, Amerika me 59%, Japonia me 57% dhe Italia me 36%. Nga ana tjetër bëhet e ditur se kanadezët janë përdoruesit më të rregullt të YouTube-it, Twitter-it dhe Facebook-ut.

Vendet me te cmendura pas internetit

Në Kanada, popullsia e të cilës është 34 milionë banorë, 17 milion janë anëtarë të Facebook-ut dhe 21 milionë persona vizitojnë për çdo muaj Youtube-in. Në deklaratë pohohet se kanadezët cilësohen si “populli më i varur ndaj internetit në univers” dhe mesatarja e videove të hapura në YouTube është 147 copë në muaj. (Lezha.eu)

Leave a Reply

© 2011 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress