Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » ShowBiz » Jeta e Algenit mes femrave, luksit dhe VIP-ave

Janë miq prej vitit 1994 dhe ia dinë mirë sekretet njëri-tjetrit. Albert Ndreu, po ashtu një djalë lezhian, tregon gjithçka rreth sekreteve dhe jetës së 34-vjeçarit Algen Nikolla, në 20 vitet e jetës në Romë e Paris.

Edhe pse vetë Algeni ka rrëfyer shumë pak nga jeta e tij brenda shtëpisë, për mikun e tij ai “ka bërë një jetë, ku të gjitha ëndrrat i ka bërë realitet”. Ka vetëm dy muaj që është kthyer në Tirane dhe mori një vendim të beftë për të hyrë në këtë “reality show”, pasi i pëlqejnë aventurat. Por si arriti të hyjë në rrethet shoqërore të njerëzve VIP me famë botërore, ndarja e dhimbshme me vajzën e Ornela Mutit, dhe preferenca për femrat që mban afër?

Jeta e Algenit mes femrave, luksit dhe VIP-ave

Albert kush është Algen Nikolla që ti njeh jashtë shtëpisë së “Big Brother 4”?
Algeni është 100 për 100, ai i vërteti edhe në këtë lojë. Mendoj se ka shumë për të dhënë dhe dhe për të shfaqur nga vetvetja brenda shtëpisë, pavarësisht se deri tani nuk ka gjetur ambientin e duhur mes banorëve për t’u shprehur ashtu si duhet, me gjithë kapacitetin e tij prej një personi që ka parë, jetuar e shijuar shumë gjëra në këtë jetë.

Çfarë rrjedhe mori jeta e tij pas largimit nga Shqiperia 20 vjet më parë?

Jeta e Algenit mes femrave, luksit dhe VIP-ave

Jeta e Algenit mes femrave, luksit dhe VIP-ave

Siç e ka shprehur dhe vetë brenda shtëpisë, Algeni është nga ata të rinj që e ka nisur jetën si emigrant në Itali 20 vjet më parë, pra që kur ishte 15 vjeç. Ka qenë tip shumë ambicioz dhe që e ka jetuar jetën në maksimum. Për shkak të tipit të tij të futur, ka arritur të hyjë në biznesin e “security”. Në fillim e ka ushtruar këtë profesion në lokalet e Italisë, dhe më pas bashkë me disa shokë italianë ka arritur të ngrejë kompaninë e tij të “security” në Rome. Këtë aktivitet ai e shtriu shumë shpejt në France dhe Sant Tropez , mbi 10 vjet më parë. Ai ka jetuar në Romë dhe po ashtu ka pasur një shtëpi të tijën në Paris. Pastaj me periudha të caktuara ka jetuar në Sant Tropez, ku është marrë me organizime festash, apo ditëlindje të biznesmenëve të njohur nga vende të ndryshme të botës.

Po para këtyre viteve, cila ka qenë puna që Algeni ka bërë në Itali, vendi ku u vendos që 15 vjeç?
Më parë është marrë me biznesin e produkteve kozmetike, dhe po ashtu si një i apasionuar pas sportit ka qenë sponsori i ekipit “Beselidhja” të Lezhes. Bëhet fjalë për vitin 1994, kur sportistët mbanin veshur fanella me stampë, emrin e tij Algen.

Po ashtu është folur shumë për jetën e tij me personazhe VIP, si ka mundur ai të depërtojë në rrethe të tilla?
Për shkak të punës si “security”, ai ka punuar si security personal i personazheve VIP, biznesmenëve të ndryshëm, apo njerëzve të pasur si Ivana Trump dhe po ashtu me artistë të njohur, pasi ai prej vitesh është shoqërues i artistëve në Festivalin e Kanës, Festivalin e Venecias dhe merr pjesë në ‘after party’-n që organizohet pas mbylljes së këtyre evenimenteve.

Cilët janë personat Vip që ai njeh, mund të përmendësh emra?
Për shkak të punës që folëm ai ka krijuar miqësi me Sharon Stone, Naomi Cambell dhe po ashtu ka një miqësi shumë të ngushtë me futbollistin italian Marco Borrielo.

Kjo eksperincë e veçantë e jetës së tij është shoqëruar me fitime të mëdha në para, pra a është Algeni një djalë i pasur?
Besoj që po. Ka fituar mjaft nga puna që ka bërë por nuk di të them për sasinë e parave të tij, pasi është një çështje personale.

Atëherë pse hyri në “Big Brother”, një djalë me një jetë kaq të realizuar?
Algenit i pëlqen aventura. Përsa i përket përfshirjes në këtë lojë, ishte një vendim krejt rastësor që e mori shumë shpejt, ndërsa ndodhej për arsye të veta personale për dy muajt në Tiranë.

Çfarë bëri përshtypje ishte momenti kur në spektakël ai nuk pati dëshirë të jepte asnjë koment për foton e tij me ish-të fejuarën italiane Naike Rivelli. Pse ai reagim?
Historia me Naiken nuk ka qenë aventurë, por një histori e vërtetë dashurie, pra një lidhje serioze. Edhe për shkak të kohës së gjatë që ata kaluan bashkë, gati 4-5 vite, ndarja me të i ka lënë besoj një brengë.

Është komentuar se ndarja ka ndodhur pas një tradhtie nga ana e saj, je në dijeni të variantit të vërtetë?
Jo, unë nuk di asgjë rreth ndarjes. Ka pasur interpretime të ndryshme për këtë ndarje, por mund të them se atë e di vetëm Algeni. Unë di që dhe në biseda të ndryshme, ai asnjëherë nuk ka dashur të flasë rreth kësaj lidhjeje. Ai s’ka qejf të flasë asnjëherë për këtë histori.

Si mik i afërt i tij, të ka rastisur t’i takosh të dy?
Po, pasi ajo ka ardhur në Shqipëri tri herë gjatë kohës që ata ishin të fejuar dhe mbaj mend që Algeni e ka shëtitur në gjithë Shqipërinë, pasi nga natyra është shumë patriot. Madje, kemi darkuar te tre në disa restorante të Tiranës. Naike ishte shumë e bukur dhe njëkohësisht shumë e thjeshtë.

Po marrëdhëniet e Algenit me aktoren Ornela Mutti, si ish-vjehërr, si kanë qenë, të ngushta apo të largëta?
Të afërta sigurisht. Ka qenë një marrëdhënie shumë e mirë dhe e afërt.

Pas ndarjes, ka pasur shumë femra në jetën e Algenit?
Algeni s’ka vuajtur ndonjëherë për femra. Di që pas ndarjes me Naiken, nuk ka pasur ndonjë lidhje të gjatë, por vetëm lidhje të shkurtra dhe jo të rëndësishme.

Ndërkohë, brenda shtëpisë kemi parë një afrim të tij me Elisën, banoren tjetër të BB 4. Mendon se është Elisa, tipi i vajzës që ai preferon, dhe a mund të vazhdojë kjo lidhje jashtë shtëpisë?
Për t‘u treguar i sinqertë me aq sa e njoh unë Algenin nuk ma merr mendja se do jetë një lidhje afatgjatë ajo me Elisen. Po ashtu, nuk besoj se Algeni do krijojë një lidhje të vërtetë brenda shtëpisë.

Pse mendon kështu?
Sepse një femër duhet t’i pëlqejë shumë-shumë Algenit, që mund ta bëjë atë për vete. Duhet të jetë e veçantë dhe perfekte në linjat dhe prezencën e saj. Algeni ka shumë respekt për veten dhe s’lejon lloj-lloj femrash të hyjnë në jetën e tij.

Por mund të jetë një lojë, apo strategji lidhja e tij me Elisen?
Jo. Nëse do krijojë një lidhje aty brenda, ai do të bëjë sepse e ndien. Ai nuk di të shtiret. S’ma merr mendja se do të krijojë lidhje për lojë, me synimin për të qëndruar sa më gjatë brenda shtëpisë.

Si sillet Algeni me femrat në përgjithësi, bën të vështirin apo kavalierin?
Absolutisht, është kavalier me femrat dhe me të gjithë njerëzit.

Është Algeni nga ata tipa që e ka në plan martesën?
Nuk ma merr mendja, megjithatë edhe mund ta bëjë, përderisa mendoj që është tip i paparashikueshëm.

Në fakt, ajo që bën përshtypje është fakti se pavarësisht jetës së tij të pasur, ai vetë nuk ka treguar shumë brenda shtëpisë. Si do ta përkufizoje jetën e tij?
Algeni ka bërë realitet ato ëndrra, që shumë njerëz këtu as i kanë ëndërruar. Përveç profesionit, ai ka shumë hobe të veçanta që i ushtron me pasion si: sportet e ujit, not, ski, gjuetia, artet marciale, që i ka ushtruar për një kohë të shkurtër, armët që i njeh në perfeksion, dhe verërat. Po ashtu i pëlqen të shijojë jetën e natës.

Mund të jetë ky spektakël arsyeja që ai ta vazhdojë jetën në Tiranë?
Fakt është që atij i pëlqen Tirana, po nuk besoj që ai mund të kthehet përgjithnjë këtu. (Panorama / Lezha.eu)

Leave a Reply

© 2011 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress