Posts Google+ Youtube

You Are Here: Home » Lifestyle » Te jetosh dhe punosh ne Australi

australia rap 300x226 Te jetosh dhe punosh ne Australi

Te jetosh dhe punosh ne Australi

“Në fund të botës”, por edhe “vendi më i mirë në botë”, “si përrallë”. Këto janë tre cilësimet kryesore që dëgjon mbi Australinë, nga të huaj por edhe nga shqiptarë që e kanë vizituar apo që jetojnë në këtë vend.

Të ngulur brez pas brezi që prej vitit 1927 kur shënohet emigranti i parë shqiptar në Australi e deri në këto njëzet vitet e fundit të ripërtëritjes së emigracionit tonë edhe në kontinentin më të largët të botës.

Te jetosh dhe punosh ne Australi

Në një seminar që u mbajt në Tiranë tek ‘Hotel Tirana International’ se si mund të emigrojmë për të jetuar  dhe punuar në Australi nga agjenti i emigrimit, Entel Dajsmaili, të rinjtë shqiptarë të interesuar, duke ardhur nga zona të ndryshme të vendit, ishin rreth 100, edhe pse vetëm pjesëmarrja kushtonte 50 euro. “Kam dëgjuar që në Australi drejt suksesit matesh për vlerat profesionale që ke e jo se sa miq ke. Ka një kuadër të lartë ligjor, me shumë shanse dhe ligji funksionon i barabartë për të gjithë”, thotë pjesëmarrësi 24-vjeçar nga Fieri, Armand Memushi, i cili në qytetin e tij ka mbetur pa punë, edhe pse ka studiuar për drejtësi. Eduard Ymeraj, po nga Fieri, 24 vjeç, është hidraulik.

Shpreson se në profesionin e tij atje do bëjë shumë para, si kudo tjetër për zanatçinjtë, por nëse në Greqi punoi për vite të tëra pa dokumenta, në Australi ka dëgjuar që mund ta marrë shtetësinë brenda katër vjetëve. Olsi Hoxhalli nga Korça, zonë që përbën pjesën dërrmuese të emigracionit shqiptar në Australi, tregon se si miku i tij brenda shtatë vjetëve e ka rregulluar tërësisht jetën e tij atje. “Në Shqipëri punon tërë jetën e mezi ha bukën”, thotë. ‘E nëse në Shkodër 3000 dollarë nuk i merr në vit, në Australi i merr në një muaj”, shton një tjetër pjesëmarrës, Senat Parruza. Të gjithë me sy dhe veshë hapur për një jetë më të mirë ‘edhe në fund të botës’ përballë agjentit të emigrimit që shpjegon disa nga mundësitë për të jetuar dhe punuar në Australi.

Vizat e Studentit ndahen në disa kategori:

Viza Studentit klasi 570 është për studentët që kanë dëshirë të studiojnë vetëm aglisht në Australi për një periudhë maksimale prej 50 javësh.

Viza e studentit klasi 571 është për studentët që kanë dëshirë të studiojnë në shkollë fillore apo të mesme.

Viza studentit klasa 572 është për të studiuar një diplomë universitare 1-2 vjet.

Viza studentit klasa 573 është për të studiuar në universitet

Viza studentit klasa 574 është për të studiuar studimet pasuniversitare.

Pagesa e aplikimit për vizë studenti është 565 dollarë australianë për aplikim.

Kursi i gjuhës angleze varion nga 235 -300 dollarë australianë në javë.

Jetesa për çdo muaj për një student është 1500 dollarë australianë.

Karta mjekësore për studentët për një vit është përafërsisht 400 dollarë.

Kushtet bazë për të marrë vizën e studentit janë siguria financiare nga banka dhe mbrojtja e provimit të anglishtes IELTS pranë Konsullatës Angleze. Nota që duhet të merret për studime për klasin e vizës 572 është 5.5, ndërsa për klasin e vizës 573-574 varion nga 6-7. Ndërsa për klasin e vizës 570 dhe 571 nuk kërkohet provimi i IELTS.

Vizat e Punës:

Viza e Përkohshme e Punës klasi 457 është nga 1-4 vjet dhe aplikuesi duhet të ketë një kualifikim që është në listën e emigrimit për klasin e vizës 457, të ketë IELTS mbi notën 5, duhet të jetë i sponsorizuar nga një kompani australiane dhe ka të drejtë të marrë dhe familjen e tij, dmth bashkëshorten/bashkëshortin dhe fëmijët nën moshën 18 vjeç. Kjo vizë ka 3 etapa. Etapa e parë është që sponsorizuesi australian aplikon pranë zyrës së emigracionit australian për sponsorizim dhe paguan 405 dollarë australianë. Etapa e dytë është që sponsorizuesi aplikon për përzgjedhjen e kandidatit në fjalë dhe paguan tarifën prej 80 dollarësh. Etapa e tretë është aplikuesi aplikon për vizë pranë zyrës së emigracionit në Australi dhe paguan shumën prej 305 dollarësh australianë.

Viza e Sponsorizimit nga Punëdhënësi Australian – ENS është vizë e përhershme dhe duhet të jesh i sponsorizuar nga një kompani australiane në një profesion që është në listën e ENS, të jesh nën moshën 45 vjeç, të kesh minimumi 3 vjet eksperiencë pune dhe të kesh IELTS mbi 5. Pagesa e aplikimit të vizës është 1995 dollarë australianë.

Viza e sponsorizimit rajonal klasi 119 – RSMS është vizë e përhershme e sponsorizuar nga një shtet rajonal me një zonë më pak të populluar sesa qytetet e mëdha në Australi. Kriteret e kësaj vize janë të njëjta me ENS. Kjo vizë ka tre etapa si viza e klasit 457. Aplikimi për vizë është 1995 dollarë australianë.

Viza e profesionit të pavarur klasi 175 – kjo vizë është vizë e përhershme dhe çdo aplikues mund të aplikojë i pavarur dhe duhet të marrë 65 pikë. Pikët jepen në vartësi të moshës, gjuhes angleze, nivelit të kualifikimit, eksperiencës së punës. Aplikimi i vizës kushton 2960 dollarë australianë.

Viza e profesionit të sponsorizuar nga një shtet/provincë rajonale apo kushëriri juaj  i cili është rezident i përhershëm australian ose nënshtetas australian që jeton në zonën e përcaktuar nga shteti-176. Kjo vizë është e përhershme dhe me pikë dhe aplikuesi duhet të marrë 65 pikë në vartësi të moshës, nivelit të kualifikimit, gjuhës angleze dhe eksperiencës së punës. Aplikimi për vizë kushton 2960 dollarë australian. Mënyra e aplikimit është e ndarë në tre etapa, njësoj si RSMS.

Vizat e Biznesit – Janë të përkohshme dhe 4-vjeçare me të drejtë aplikimi për vizë të përhershme pas dy vjetësh. Me vizën e biznesit mund të marrësh edhe familjen dhe kostoja e investimit duhet të jetë minimumi 50 000 dollarë australianë e lart.

Vizat e Bashkimit Familjar janë viza që merren brenda 10-15 vjetëve ose brenda 2 vjetëve. Tarifat e aplikimit për marrjen e këtyre vizave variojnë nga 1995 deri në 40 000 dollarë australianë.

Vizat e Fejesës dhe Martesës variojnë nga 9 muaj deri në 2 vjet pastaj aplikohet për rezidencë të përhershme. Marrja e kësaj vize kërkon evidencë mbi takimin fizik të dy personave dhe vazhdimësia e komunikimit të tyre nëpërmjet e-mail apo telefon. Tarifat e vizave për martesë variojnë nga 1995 dollarë australianë.

Nënshtetësia Australiane merret mbasi të keni jetuar 4 vjet në Australi, dmth 3 vjet rezidencë të përkohshme dhe 1 vit rezidencë të përhershme dhe respektimi i ligjit.

Për të gjitha aplikimet e vizave australiane është shumë e rëndësishme që dokumentat të jenë të rregullta dhe dëshmia e penalitetit të jetë e pastër.

Adresa:

Informacione më të detajuara se si mund të shkohet për të jetuar dhe punuar në Australi mund të gjeni në:

Departamenti i Emigracionit dhe Nënshtetësisë:

www.immi.gov.au

www.citizenship.gov.au

Ku të gjej një agjent emigrimi:

www.edwinaci.com.au

Asistenca për fëmijët

Emigrantët e rinj me fëmijë mund të kenë të drejtë të marrin Asistencë Familjare si ndihmë për përballimin e kostos së rritjes së fëmijëve. Që të keni këtë të drejtë, ju duhet të keni vizën e qëndrimit të përhershëm dhe të jetoni përgjithmonë në Australi. Por këto janë pagesa suplementare, të cilat nuk mjaftojnë për të jetuar. Informacione të mëtejshme, duke përfshirë fletushka me fakte në shumë gjuhë, ju mund të merrni nëpërmjet faqes së internetit: www.familyassist.gov.au

Shëndeti:

Qeveria e Australisë siguron ndihmën me shpenzime mjeksore të kontrollit të syve dhe kujdesit në spital nëpërmjet një programi që quhet Medicare. Medicare siguron shërbime falas si pacient në një spital publik dhe trajtime me kosto të ulët ose falas nga mjekët dhe një sërë ndihmesash dhe lehtësirash të kujdesit shëndetësor.  Shumica e personave me viza të përkohshme nuk kanë të drejtë të kenë Medicare.

Shumë australianë zgjedhin sigurimet shëndetësore private. Ato mbulojnë disa ose ose të gjitha trajtimet.

Punësimi:

Australia ofron vende pune të shumëllojshme për të aplikuar; nga zanatçinjtë si elektrikë, hidraulikë, kuzhinerë, parukierë deri tek mësues, mjekë, inxhinierë, përkthyes, gazetarë etj. Pranimi i emigrimit nuk garanton punë, edhe për ata që janë vlerësuar me pikët më të larta në zanatin e tyre. Tregu i punës në Australi vlerësohet si shumë konkurrues. Ata emigrantë që kanë vite që janë vendosur në Australi kanë papunësi shumë të ulët. Njëkohësisht ata që kanë ardhur në Australi nën kategorinë e zanateve kanë në përgjithësi papunësi më të ulët se emigrantët e ardhur në kategori të tjera. Ata që nuk gjejnë punë duhet të regjistrohen menjëherë në Centerlink për të gjetur punë. Dy vitet e para pas mbërritjes emigrantët nuk kanë të drejtë për asistencë sociale.

Programe falas për gjuhën angleze

Departamenti i Arsimit, Punësimit dhe Marrëdhënieve në Punë (DEEWR) ka dy programe për mësimin e gjuhës angleze për të aftët për punë 15-64) vjeç. Ofrohen 800 orë mësimi falas të anglishtes me qëllim gjetjen e punës. Dhe përmirësimin e e mëtejshëm të njohurive me trajnime të specializuara.

Të udhëtosh drejt Australisë:

Zgjat nga 17-21 orë në varësi të itinerarit që zgjedh me ndalesa zakonisht në Bankok (Tajlandë), Singapor apo Dubai (Emiratet e Bashkuara Arabe).

Bileta vajtje-ardhje në Australi kushton afërsisht 3000 dollarë australianë. (G.Shekulli / Lezha.eu)

19 Comments

  1. KRESHNIK says:

    JAM NJE HEKURKTHYES KAM PERVOJ 9 VJECARE 5 NE GREQI DHE 4 NE SHQIPERI KAM VAZHDUAR SHKOLLEN E LART PARTAJM PO SE KAM MBARUAR DI ITALISHT DHE GREQISHT SHUM PAK ANGLISHT KUSH MUND TME NDIHMOJ TE PUNOJ NE AUSTRALI OSE KANADA KAM SHUM DESHIR PAVARSISHT SHUMES QE VARJON JAM NA TIRANA JU LUTEM KONTAKTONI 00355683529072

  2. tipo says:

    pershendetje jam nga tetova por per moentin jam ne mergim ne itali duke par parasysh kushtet ekonomike apo me mire te them krizen ekonomike ka gjat koh qe jam duke menduar per tu shperngulun per ne uastrali shkak eshte edhe lindja e qikes time me te meta fizike apo me mire te them eshte lindur vetem me nje sy andaj kjo me ben ende me shum per te emigruar per ne asutrali keshtu duke punuar te bej edhe sherimin e vajzes time qe ika gati se 5 vjeq sai perket profesionit se qka kam punuar apo qka jam duke punuar ne itali ja po ua tregoj jam duke punuar si lyres te metaleve ket pun jam duke punuar gati se 7 vjet dhe kam te kryer shkollen e mesme elektroinstalues andaj dote kisha dash qe dikush nga ju te me drejtoje ne vendin e duhur respekte dhe suksese

  3. gjovalin says:

    jam nje djal jam me zanat usta bej mure sovatime dhe do kisha deshir te punoja ne kte zanat ne kanada aktualisht ndodhem ne greci ne se no njeri esht i interesuar te telefonoj ne keta numra.00306943110119 ose 00306992580501

  4. sofi says:

    pershendetje jam nga lushnja por pre momentin jetoj n greqi ketu e 10vj dhe studjoj ketu ne faculty of health and carring professions… dua te vazhdoj studjimet jasht shtetit dhe te punojandej… kam punuar kamariere ne
    1 restaurant per 1 vjet por me nxoren nga kushtet e keqe ikonomike…m falni per gabimet ortografike…..

  5. spiro catis says:

    pershendetje jam nje cun nga skrapari dhe jetoj ne greqi ,kam deshire te shkoj te puunoj ne australi jam usta punoj metavane te varur gjips kartonges neqofte se ka na nje qe interesoet te kontaktoje ne 00306945462804.

  6. Ndricim says:

    Pershendetje Jam Nje Djale ….18 vjec Nga Pg dhe kam qejf te jetoj ne australi ….si mund te me ndihmoni….?

  7. lirim says:

    pshd jam nje djal nga dibra.kam mbaruar arsimin e mesem,aktualisht punoj kam 2 vjet experience ne miniere.deshira ime esht qe te jem nje qytetar i australise te punoj dhe jetoj atje.zoteroj pak anglisht.nqf se ka ndonje qe merret me kte pune te me ndihmoje brenda mundesive.faleminderit per mirkuptimin.shpresoj te ma zgjidhni kte problem.klm me respekt lirimi……………. nr kontakti……………….. 0686427292

  8. blerinda says:

    pershendetje jam nga Tirana, profesioni im eshte infermiere, jam 28 vjece. Deshiroj te punoj dhe te jetoj ne australi bashke me familjen time, me burrin dhe dy femijet e mi. Burri im punon ne ndertim, merret dhe me saldime eshte dhebojaxhi.

  9. rabian says:

    jam nje zonje 34 vjec deshiroj te punoj dhe te jetoj ne australi bashke me familjen time burin dhe dy femijet e mi buri im punon ne farme-me respekt=

  10. eri says:

    Pershndetje jam një djal nga fieri dhe jetoj ne greqi punoj ne dyqan lulesh dhe kam shum deshir te punoj ne kanada neqofte se ka njeri që interesohet te konktatoj ne +306978344104. Ju faleminderit shum

  11. pershendetje jam nje djal 25vjec kam mbaruar per ilektricist ne gr dhe do doja te shkoja per te jetuar dhe punuar ne australi nr tel 00306992123773.flm shum

  12. KLODJAN HYSENBELLI says:

    jam klodjan 32 vjec kam jetuar ne itali prej10 vitesh dhe atje kam punuar prej 5 vitesh si saldator dhe tre vjet ne ndertim po me krizen qe kaloi italia u desh te kthehem ne shqiperi se jeta u be shume e veshtire desha te di si mund te aplikoj per vize pune per ne australi faleminderit pres nje pergjigje

  13. Pershendetje.Jam Valentini 35 vjeq jetoj ne greqi 16 vjet punoj si kuzhinjer ne nje restorant peshku, kam 14 vjet pune ne kuzhine me dokumenta. Te interesuarit te me kthejn pergjigje cfare duhet me ba per vise pune atje 00306947750956 FALIMENDERIT. ENGLISH HELLO. My name is valentin. I am 35 years old and live in Greece 16 years, working as chefs in a fish restaurant, have 14 years working in the kitchen with documents. Interest about what the answer should do for work there dissposal areas. thank you 00306947750956

  14. eriseldi basholli says:

    pershendetje jam eriseldi nga pg jam 27 vjec dhe jetoj ne GR prej 12 vjet por 2 vitet e fundit jam pa pune dhe do te doja mbase nje rrugezgjidhje per ne australi nqs me ndihmoni per te marre nje informacion se cfare procedure duhet te ndjek per te aplikuar..flm 0030994212565

  15. taulanti says:

    Jam guzhinier me pervoje 20 vjecare,kam punuar ne Greqi rreth 25 vjet kerkoj nje vend pune per ne Australi.Mund te kontaktoni nr tel 0697570302

  16. niko says:

    kam deshire te punoj ne australi pasi kam nje pervoje disavjeqare ne greqi si kasap nr 00306975160649

  17. Gresa says:

    Si mund te emigroj ne Australi.Ju lutem me tregoni

  18. kanada says:

    Kanada Dil Okulu

  19. andrea says:

    kush mund te me tregoje se cfare duhet te bej qe te emigroj familjarisht ne australi. kam 15 vite eksperience ne ndertim.suvatime, lyerje,pllaka.ne athine ku dhe jetoj 20 vite.kam tre femije dhe bashkeshortja eshte parukiere.me hyrjen e greqise ne krize kemi mbetur pa pune.kush di gje le me ndihmoje do ja di per nder.ne email;a.zatoski@hotmail.com.ose tel;00306976539417.faleminderit.

Leave a Reply


Copyright © 2006 - 2014 Lezha Online All rights reserved. · Privacy Policy
Site Map · Contact Us · Links · Marketing · Terms Of Use · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress