Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Lifestyle » A ka nevoje truri per pushim?

A ka nevoje truri per pushim?

A ka nevoje truri per pushim?

Një studim i ri, i bërë në Universitetin e Stenfordit, ka treguar se njerëzit që mendojnë se fuqia e tyre mendore është e pakufishme, janë më të zotë në kryerjen e detyrave të komplikuara, sesa ata që mendojnë se kanë nevojë për pauza.

Gjatë studimit, kërkuesit shkencorë kanë pyetur 60 studentë sesi vlerësojnë aftësitë e tyre mendore, e më pas u kanë dhënë disa detyra të vështira. Në fund është parë se ata studentë që kishin thënë se kanë një mendje të fuqishme, kishin treguar rezultate shumë më të mira sesa ata që për veten e tyre kishin pasur mendim modest.

A ka nevoje truri per pushim?

Në pjesën e dytë të studimit, shkencëtarët kanë dashur që të konstatojnë se a është e mundur të manipulohet me vetëbesimin e njerëzve. Ata kanë ftuar studentët dhe u kanë dhënë atyre disa pyetësorë të ndryshëm. Në njërin prej tyre, pyetjet ishin bërë asisoj që të shtynin studentët të mendonin se kishin nevojë për pauzë, derisa të tjerët duhej të kishin efekt të kundërt.

Fuqia e sugjerimeve të tilla është parë të jetë e madhe: njerëzit që kishin menduar se mund të arrinin shumë më shumë, në një varg detyrash kanë qenë më të zotë sesa ata që kishin thënë se kanë nevojë për pushim. Për këtë shkak, herën tjetër kur të ndiheni i lodhur apo i rraskapitur pas një pune të rëndë mendore, dijeni se truri juaj në fakt mund të vazhdojë të punojë derisa jeni i gatshëm edhe ju. (Lezha.eu)

Leave a Reply

© 2011 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress