Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Art & Kulture » Kalaja e Lezhes kalon ne administrim Ministrise se Kultures

Kalaja e Lezhes kalon ne administrim Ministrise se Kultures

Kalaja e Lezhes kalon ne administrim Ministrise se Kultures

Eshte marre Vendim nga Këshilli i Ministrave, qe i kalon Ministrise se Kultures në përgjegjësi administrimi Kalanë e Lezhes dhe zonen arkeologjike përreth saj.

Vendimi i marrë me propozim të ministrit Aldo Bumçi, bën që zona të jetë nën kontrollin e drejtpërdrejtë të kësaj ministrie, duke ia hequr të drejtat mbi të Bashkise së Lezhes. Sipas Arbër Kadisë, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, kjo do të thotë që tashmë është ky institucion që e administron kalanë e zonën përreth saj, duke mos lënë rrugë për keqkuptime, ekuivoke dhe ndërtime pa leje në zonë.

Kalaja e Lezhes kalon ne administrim Ministrise se Kultures

“Bëhet fjalë për një hapësirë prej rreth 30 hektarësh, e cila me këtë vendim do të jetë më e mbrojtur. Nëse deri më tani administrimi i pronës-shtet brenda parqeve arkeologjike ose monumenteve të kulturës bëhej nda disa institucione, tani do të kalojë në varësi të vetëm një institucioni që të mos ketë ngatërresa e as pengesa”, sqaron ai. Sipas Kadisë, kjo bëhet në mënyrë që të jetë një institucion shtetëror që jep lejet për ndërhyrje, gërmime a kërkime, duke mbajtur edhe përgjegjësinë në raste problemesh që dalin nga këto ndërhyrje.

“Kjo do të ndihmojë dhe do të sjellë një kujdes më të madh ndaj zones arkeologjike dhe kalase se Lezhes, pasi do të kontrollojë që të mos ketë ndërtime pa leje në zonë, apo ndërhyrje të tilla të dëmshme”, – bën me dije Kadia. Deri më tani, ndonëse specifikoheshin si pronë shtetërore, ato zona administroheshin nga disa institucione shtetërore. Me këtë VKM bëhet e mundur që vetëm Ministria e Kulturës të ketë akses mbi këtë monument.

Kalaja e Lezhes ngrihet në majë të një kodre me lartësi 186 metra, në lindje të qytetit. Kalaja ka origjinë ilire. Në vitin 1440 ajo iu nënshtrua një rindërtimi nga venedikasit, ndërsa në vitin 1522 pas pushtimit osman u rindërtua edhe nga ana e tyre. Këtu mund të shikohen gjurmë të arkitekturave ilire, romake, bizantine dhe osmane.

Objektet më interesante jane monumentet kulturore te qytetit te Lezhes për t’u vizituar janë rrënojat e ndërtesave osmane brenda kalasë, xhamia, kulla në murin juglindor me një hark romak dhe kulla ilire në murin jugor. Kalaja e Lezhës është monument kulture. Prej saj shihet një pamje mjaft e bukur e fushës së Lezhës dhe e detit Adriatik.

Qyteti i ndërtuar në kodër ka një pozicion strategjik, që kontrollon luginën e Drinit deri në Gjirin e Shën Gjinit në detin Adriatik. Ai dëshmon për gjurmët e një qytetërimi të lashtë prehistorik qysh në shek.IV p.k. Me pushtimin romak Lezha do të administrohet nën provincën e Prevelitanit. Në shek. VI e.s. (viti 592) Lezha ishte një qendër episkopale me peshkop Gjonin. Në vitin 1107 ajo ishte nën pronarin Aleks Komneni. / Gazeta Shqiptare / © Lezha.eu /

Leave a Reply

© 2013 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress