Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Lifestyle » Kanceri i lekures, jo vdekjeprures

kanceri lekures jovdekjeprures 300x198 Kanceri i lekures, jo vdekjeprures

Kanceri i lekures, jo vdekjeprures

Një nishan në trup i ekspozuar për një kohë të gjatë në diell mund të shkaktojë një prej kancereve më të rrezikshëm për jetën e njeriut.

Melanoma është forma më e përhapur në botë e kancerit të lëkurës. Nëse nuk kapet në kohë, i prekuri nga kjo sëmundje mund të humbasë jetën. ”Të gjithë njerëzit kanë nishane në trup, por tendenca për melanomën kanceroze shfaqet vetëm te disa prej tyre”, shprehet mjekja dermatologe, Fabiola Ndoni.

Kanceri i lekures, jo vdekjeprures

Ajo sqaron se ekzistojnë disa tipa nishanesh, që kanë karakter malinj dhe përbëjnë një rrezik për shfaqjen e sëmundjes së rrezikshme. Sipas saj, evidentimi dhe kurimi në stadin fillestar nuk përbën rrezik për jetën e personit. ”Nëse kapet në stad të përparuar mund të shkaktojë përhapjen e metastazave në organe të tjera, si mëlçia apo mushkëritë”, shprehet mjekja. Madje, nëse ajo ka përparuar deri në metastaza, është tepër rezistente ndaj trajtimit me ilaçe dhe rreze. Sipas studimeve të kryera në vende të ndryshme të botës, vetëm 2-3 % e pacientëve, të cilëve melanoma i ka kaluar në fazën e metastazës, jetojnë deri në 5 vjet. Mjekja dermatologe Fabiola Ndoni këshillon vizita të vazhdueshme te specialistët për nishanet e rrezikshme.

Të rrezikuarit
Personat me rrezikshmëri të lartë janë ata që kanë një numër të madh nishanesh në trup, personat me lëkurë të çelët dhe sy të kaltër. Të rrezikuar janë gjithashtu edhe ata që punojnë në ambiente të hapura, apo qëndrojnë për orë të tëra në diell. Më e përhapur melanoma është tek moshat e rritura, mbi 35-vjeç, por rastet e shfaqjes së këtij kanceri tek fëmijët nuk mungojnë. Përveç tendencës gjenetike, ekspozimi i gjatë në diell është një nga faktorët kryesorë, që ndikojnë në shfaqjen e melanomës. Kjo sëmundje mund të shfaqet në moshë të rritur edhe tek ata individë, të cilët në fëmijëri kanë pasur djegie dhe plagë të shkaktuara nga rrezet e diellit.

Sipas dermatologes, Fabiola Ndoni, mbrojtja e lëkurës me anë të kremrave dhe kontrolli i shpeshtë tek mjeku specialist do të mund ta shmangnin rrezikshmërinë jetike. ”Do të theksoja se është e domosdoshme që njerëzit të mësojnë të mbrohen nga dielli, duke nisur nga fëmijëria. Kjo pasi tek pjesa më e madhe e njerëzve, 80% e rrezeve të diellit që merren gjatë gjithë jetës janë përthithur përpara moshës 18 vjeç”, thotë mjekja. Kur një fëmijë pëson qoftë edhe një djegie me flluska nga dielli, risku për t’u prekur nga melanoma dyfishohet. Kjo sëmundje mund të shfaqet edhe pas 20 vjetësh nga periudha e këtij ekspozimi në diell.

Trajtimi
Në vartësi të llojit të tumorit, ndodhjes, përhapjes, përmasave, trajtimi mund të realizohet në disa mënyra. Disa prej tyre janë heqja kirurgjikale, gërryerja, djegia me gjilpërë elektrike, apo radiografia. Vetëm dy muaj më parë, në spitalin Onkologjik të kryeqytetit u operua një grua 39-vjeçare, të cilës melanoma i ishte shfaqur me përmasa shumë të mëdha në fytyrë “Ndërhyrja në këtë pjesë të turpit ishte e vështirë, pasi duhet të hiqej një masë e madhe e fytyrës”, shprehet shefi i kirurgjisë në spitalin Onkologjik, Agim Karaj. Ai sqaroi se gruas, pasi iu hoq masa tumorale, iu desh të kryente edhe një ndërhyrje tjetër. “Ky operacion në fazën e tij të dytë kishte më shumë efekt estetik, pasi u realizua plastika e fytyrës”, tha mjeku. Pas kësaj ndërhyrjeje gruaja mund të vazhdojë jetën normalisht.

Shenjat e melanomes malinje:

Mungesa e simetrisë
Melanomat e hershme nuk janë simetrike. Nishanet e zakonshme janë të rrumbullakta dhe simetrike.
Buzët e çrregullta
Buzët e melanomave të hershme shpesh janë të çrregullta dhe mund të kenë dhëmbëzime. Nishanet e zakonshme kanë buzë të lëmuara dhe më të rregullta.
Larmia e ngjyrës
Nuanca të ndryshme të ngjyrës kafe, të kuqërremtë dhe të zezë janë shpesh shenjat e para të melanomës. Ndërkohë që melanoma përparon mund të shfaqet e kuqja, e bardha dhe bluja. Nishanet normale janë vetëm ngjyrë kafe.
Diametri
Melanomat e hershme në përgjithësi bëhen më të mëdha se nishanet e zakonshme dhe kanë një diametër më të madh se 6 milimetra.

Kanceret e lëkurës:

Jo vdekjeprurëse
Karcinoma bazoqlizore:
Fillon në shtresën e jashtme të lëkurës që është e trashë një milimetër.
Shkaktohet nga ekspozimi i gjatë në diell
Shfaqet në çdo pjesë të trupit (Lezha.eu)

1 Comment

  1. Blerim Hoti says:

    Qdo kancer nga barnat dhe mundesit e fundit terapeutike asht shendrruar smundje.Pra diagnoza kancer ishte vdekje,tash asht smundje qe do trajtuar dhe asht e sheruashme 80 per qind nese identifikohet me koh.Edhe pse Kosova ka munges te dijes se enkologve ne perendim kanceri asht smundje sheruese,ose te pakten shtyrje te jetgjatesis mbi 10 vjet….Pra,mos harroni,fajtor te kancereve asht qeliza e shifruar T e cila e dobesuar dhe e pafuqishme per ta kontrolluar trupin e njeriut krijohen kanceret dhe tashm nji muaji ne gjermani mjekohet dhe forcohet kjo qeliz me mjaft sukses.Pra medikamenti inputiv INFUZION qdo 3 jav njiher ipet e aktualisht nuk lejohet jasht gjermanis nga 20 pacient 19 rezultojn me efekte pozitive…..

Leave a Reply

© 2010 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress