Posts Google+ Youtube

You Are Here: Home » Art & Kulture » Kisha e Lacit 13 qershor, pelegrinazh ne kishen e Shna Ndout

kisha lacit shna noit 300x225 Kisha e Lacit 13 qershor, pelegrinazh ne kishen e Shna Ndout

Kisha e Lacit 13 qershor, pelegrinazh ne kishen e Shna Ndout

Kisha e Lacit, sot me date 13 qershor ka mbledhur mijera besimtare në Kishën e Shna Ndout në qytetin e Lacit. Ata që e njohin Shen Ndoin, ata që i kanë përjetuar mrekullitë e tij.

Besimtaret mezi i presin 12 te Martat dhe 13 qershorin, ditën e madhe të shenjtit.

Për 13 të marta me radhë, Kisha e Laçit mirëpriti besimtarë nga e gjithë Shqipëria dhe jashtë saj deri më 13 qershor, kur është dhe dita e përkujtimit të shenjtit.

Kisha e Lacit 13 qershor, pelegrinazh ne kishen e Shna Ndout

Besimtarë nga të gjitha fetë, madje edhe ateistë marrin mundimin të ngjiten në këtë kishë, rreth 50 km larg Tiranës, me shpresë se do të gjejnë shpëtimin fizik dhe shpirtëror.

Ata thonë se njeriu i shenjtë i këtij vendi, ose Shën Ndoi, do ti shpëtojë nga vuajtjet dhe problemet e tjera që kanë.

Pelegrinët ngjiten në këtë mal duke kryer gjatë gjithë rrugës rite të ndryshme.

Historia e Kishes se Lacit

Historia e këtij vendi të shenjtë daton në shek e 12 dhe është e mbushur plot me gojëdhëna të murgjve të keqtrajtuar që kundërshtonin armiqtë e kristianizmit, madje dhe perandorinë osmane.

Të gjithë janë të mirëpritur në këtë vend të shenjtë, pavarësisht nga besimi fetar që ata kanë. (Lezha.eu)

Leave a Reply


Copyright © 2006 - 2014 Lezha Online All rights reserved. · Privacy Policy
Site Map · Contact Us · Links · Marketing · Terms Of Use · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress