Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Lifestyle » Komunikimi ne internet online midis adoleshenteve

Komunikimi ne internet, ndikimi tek adoleshentet

Komunikimi ne internet, ndikimi tek adoleshentet

Raportin që të rinjtë (adoleshentët) kanë me internetin, i cili është kthyer në domosdoshmëri për kohërat në të cilat jetojmë.

Në një studim që është bërë në Shtetet e Bashkuara ka dalë një realitet i ngjashëm ose më mirë i njëjtë me atë që ekziston në Shqipëri.

Komunikimi ne internet online midis adoleshenteve

Ja si ka rezultuar ai dhe informacionet që të gjithë mund të marrim për t’i kuptuar edhe më mirë adoleshentët dhe për të kuptuar edhe ata më mirë veten. Shumë të rinj shprehen se komunikimi në internet, sidomos shkëmbimi i mesazheve, është bërë një tipar thelbësor i jetës së tyre shoqërore. Për ta, ndërveprimi ballë për ballë dhe bisedat telefonike janë zëvendësuar pjesërisht me email dhe komunikime nëpërmjet mesazheve të çastit (online). Marrëdhëniet që dikur mund të kenë qenë të vështira për t’u krijuar, tani janë ushqyer me lehtësinë dhe shpejtësinë e shkëmbimit të mesazheve të menjëhershme dhe mesazheve të postës elektronike. Marrëdhëniet romantike fillojnë dhe përfundojnë “online” në internet. Bisedat e vështira me miqtë ndërmjetësohen tani nga distanca emocionale që interneti ofron. Bisedat intime ndonjëherë duken më të lehta për t’u biseduar, në krahasim me ato që ndodhin ballë për ballë.

Adoleshentët shprehen se kjo mund të jetë shumë e dobishme për ta, sidomos në situata të vështira, ose ndryshe në situata kur ata janë shumë të turpshëm për të folur. Në anën tjetër, marrëdhëniet me miqtë dhe partnerët romantikë shpeshherë janë lënduar apo shkatërruar për shkak të keqkuptimeve që ndodhin gjatë komunikimit në internet, por që për të rinjtë e bëjnë ndërveprimin akoma dhe më tërheqës.

Forcon miqësinë
Rreth gjysma e adoleshentëve në internet (48%), besojnë se interneti ka përmirësuar marrëdhëniet e tyre me miqtë. A janë përdoruesit e shpeshtë të internetit më entuziastë në lidhje me miqësinë në internet? Më shumë se gjashtë në dhjetë adoleshentë shprehen se ajo ndihmon “disa” ose “shumë”. Por për disa adoleshentë, ndërsa ata vlerësojnë lehtësinë e komunikimit me internet dhe aftësinë e tij për t’i ndihmuar ata të mbajnë kontakte me një grup të madh njerëzish, gjithashtu pranojnë se mund të mos jetë mënyra më e mirë për të filluar ose ruajtur marrëdhënie të thella. Nëse nuk e njihni plotësisht personin me të cilin po komunikoni, atëherë ata janë thjesht persona anonimë të fshehur pas ekranit tuaj dhe si i tillë, interneti,- shprehen adoleshentët,- i ndihmon ata të bisedojnë me shumë njerëz, por në një nivel jopersonal.

Koha me shoqërinë, një ndikim i lehtë
Përgjithësisht të rinjtë mendojnë se interneti nuk të merr shumë kohë, nga ajo që mund të kalosh me shoqërinë. Rreth 60% e të rinjve që rrinë online mendohet të jenë adoleshentë. Nga një studim që është kryer në Shtetet e Bashkuara ka rezultuar se përdorimi i internetit nuk ia cënon pothuajse fare adoleshentëve kohën që mund ta shpenzonin bashkë, ndërkohë që 10% e të intervistuarve theksojnë se interneti u cënon kohën që do e ndanin në praninë e njëri-tjetrit. Ata që mendojnë se interneti i pengon që të qëndrojnë më gjatë bashkë, e argumentojnë me faktin se e konsiderojnë këtë edhe si një lloj baraspeshimi të nivelit të komunikimit me personat që nuk mund të flasin përballë. “Nëse interneti nuk do ekzistonte fare, unë as nuk do mundja të organizoja ndonjë gjë me miqtë, ose të bëja detyrat e shkollës”. Kështu është shprehur një vajzë 17-vjeçare, gjatë një diskutimi online në grup: “Mendoj se do ishte më mirë për disa gjëra, por kam frikë se do humbisja në shumë drejtime, sidomos në kontaktet me shoqërinë që e kam larg”.

Atëherë, çfarë mendojnë adoleshentët? Sa kohë nga ajo që mund të kalonin me njëri-tjetrin, u merr përdorimi i internetit?

Interneti: I mirë për të takuar njerëz, por jo i duhuri për të krijuar shoqëri të re
Shumica e adoleshentëve, nuk besojnë se interneti është një ndihmesë për të bërë shokë të rinj. 67% e adoleshentëve që komunikojnë online, mendojnë se interneti ndikon “pak” ose “pothuaj fare” kur nisen për të bërë shoqëri të re. Fëmijët e vegjël janë më shumë entuziastë ndaj internetit se ata më të rriturit kur bëhet fjalë për të gjetur shokë në internet. 37% e adoleshentëve thonë se interneti i ndihmon të takojnë njerëz të rinj, krahasuar me 29 % të adoleshentëve më të rritur që e mohojnë këtë gjë.

A janë vajzat e moshës 12 deri në 14 vjeç përkrahëse të faktit që interneti i ndihmon të bëjnë shoqëri të re?

Ka shumë adoleshentë që e përkrahin ndryshimin që ka një takim rastësor me njerëz online apo në dhomat e chatit apo diskutimeve interaktive dhe krijimit të një shoqërie të mirëfilltë. Ata pohojnë se është më e lehtë të takosh njerëz online se sa të bësh miq. “Një person që e kam takuar( online kuptohet) ishte duke u bërë gati të vinte të jetonte në qytetin tonë, kështu që i dërgova një mesazh ku i shkrova se jam një djalë 16 vjeç nga Greenfield. Kur erdhi më fund këtu, ma zunë sytë këtej rrotull. M’u duk në rregull, por në fakt më pëlqente. Më dukej si i ndrojtur, një vit më i vogël se mua dhe më acaronte vazhdimisht. Do kisha dashur të mos më ndodhte më.” Të gjitha këto të dhëna janë një pasqyrim i realitetit që prekim pothuajse të gjithë. Në numrin tjetër të radhës do të njiheni me shpjegimin e këtyre rasteve dhe me pasojat që sjell të qenurit i lidhur kaq shumë fort pas kompjuterit, pas ekranit që ka “zëvendësuar” njeriun. (Balkanweb / Lezha.eu)

Leave a Reply

© 2012 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress