Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Art & Kulture » Kostandin Ropi ne filmin Partizani vogel Velo

Kostandin Ropi ne filmin Partizani vogel Velo

Kostandin Ropi ne filmin Partizani vogel Velo

Kostandin Ropi eshte aktori i cili ka luajtur filmin Partizani i vogel Velo dhe jeton ne qytetin e Korçës. Ka lindur ne fshatin Leshnje, ndersa i njohur u be pas clirimit nga libri dhe filmi.

Edhe pse tashme i ka kaluar te 80-tat, Kostandin Ropi, ish-partizani 12-vjeçar tek i cili u mbeshtet filmi “Partizani i vogel Velo“, ende kujton me nostalgji kohen kur historia e tij bindi skenaristin per te realizuar filmin.

Kostandin Ropi ne filmin Partizani vogel Velo

Kostandin Ropi mban mend mire kohet e veshtira, kur mbeti jetim qe femije dhe deshiren e madhe per t’iu bashkuar çetes partizane.

Fakti i vertete eshte se per here te pare, i detyruar nga rethanat, doli malit kur ishte ende shume i vogel.

Gjate gjithe jetes ka marre shume vleresime Kostandin Ropi si partizan i vogel velo, por ai tregon se si gjate nje stervitje ushtarake ne Pogradec eshte njohur me skenaristin e filmit Anastas Kondon, te cilit i ka terhequr vemendjen numri i madh i dekoratave te tij te luftes pavaresisht moshes.

KLIKO KETU DHE SHIKO FILMIN SHQIPTAR PARTIZANI VOGEL VELO ONLINE

Kostandin Ropi

Kostandin Ropi

Kaq mjaftonte per skenaristin. Me nje personazh te tille, nuk mund te mos behej nje skenar filmi.

Sakrifice, guxim, deshire per liri, te gjitha tek nje 12-vjecar. Kostandini, baba i tre vajzave e nje djali pas çlirimit, studioi ne Akademine Ushtarake, duke u angazhuar me pas ne ushtri.

Perjashtohet nga partia duke i shpetuar fatmiresisht burgut politik fale nderhyrjes se nje miku.

Per nje kohe te gjate punoi ne Durres dhe vetem pas daljes ne pension u rikthye ne vendlindje.

Çdo 29 nentor, Kostandini perkujton me nostalgji diten e çlirimit se bashku me shoket e luftes qe ende jetojne.

Edhe sot e kesaj dite ndihet si djale i ri, duke mos dashur te kujtoje moshen qe ka.  / Top Channel / © Lezha Online /

Leave a Reply

© 2013 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress