Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Sport Live » Kreshnik Qato rikonfirmohet Kampion Bote ne WBF

Qato rikonfirmohet Kampion Bote në WBF

Qato rikonfirmohet Kampion Bote në WBF

Kreshnik Qato, shqiptari Kampion Bote në versionin WBF është ngjitur dje në mbrëmje në ringun e pallatit të sportit “Asllan Rusi” për t’u ndeshur me sfidanti argjentinas, Valdemar Ponce (16 fitore, 4 humbje dhe një barazim).

Që nga fitimi i këtij titulli, kjo ishte hera e tretë që 32-vjeçari shqiptar e mbronte atë. Raundi i parë i barabartë. Edhe pse përpara kishte një boksier të ri në moshë, Qato ka mundur të imponohet mirë falë eksperiencës dhe qetësisë.

Kreshnik Qato rikonfirmohet Kampion Bote ne WBF

Shqiptari është përmirësuar në raundin e dytë. Kur ishte në momentet më të mira gjatë raundit të tretë, ka marrë një goditje nga Ponce në mjekër dhe është rrëzuar përtokë në “Knock down”.

Boksieri durrsak e ka marrë veten mirë dhe ka rikthyer baraspeshën, përballë një kundërshtari i cili mbrohet mirë dhe tenton të gjejë hapësira për të lëshuar grushtet. Raundet 5 e 6 dominohen nga 32-vjeçari shqiptar, ndërsa në raundet pasuese 8,9 e 10 ka thuajse një barazim mes dy boksierëve. Kreshnik Qato është treguar më i qartë dhe ka dhënë goditje më të pastra, ndërkohë që rivali i tij pak më i tërhequr, gjithsesi nuk është dorëzuar.

Rikthimi i Kreshnik Qatos dominues në raundin e 11, ndërkohë që në të fundit e ka mbuluar me një rrebesh grushtesh, por qe gjithsesi gongu e ka ndalur në momentin kur mund ta kishte hedhur “Knock-out”. Qato fiton 3-0 pas vlerësimeve me pikë të të tre gjyqtarëve: 118-109, 117-110, 118-109, duke u rikonfirmuar sërish kampion bote në versionin WBF.

“Të them të drejtën kisha shumë emocione. Jam përgatitur shumë për këtë ndeshje, e kisha studiuar shumë kundërshtarin dhe isha përgatitur për duel në afërsi dhe në distancë. Ta shijojmë këtë titull, ndërsa për të ardhmen do të mendoj më vonë”. Mbrëmja në pallatin e sportit “Asllan Rusi” kishte nisur më parë me një duel interesant mes boksierit kosovar, Shpëtim Shala, me kroatin Josip Jalushiç, e fituar nga djaloshi nga Kosova me pikë.

Në barazim është mbyllur dueli për titullin e peshat e rënda WBF International në kategorinë e rëndë me hungarezët Laszlo Hubert e Zoltan Beres. Po ashtu në ring janë ngjitur edhe dy ferma, Laura Saperstein kundër rumunes Daniela David. (Lezha.Eu)

Leave a Reply

© 2010 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress