Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Aktualitet » Krim i dyfishte, burri vret gruan dhe veten

Krim i dyfishte, burri vret gruan dhe veten ne lokal

Krim i dyfishte, burri vret gruan dhe veten ne lokal

Një burrë e grua janë gjetur sot të vrarë me armë zjarri në nje lokal ne Tirane, ndërsa policia ka nisur hetimet në pistën e vetëvrasjes. Dyshohet se burri ka vrarë gruan dhe më pas veten.

Krimi i dyfishtë ka ndodhur sot rreth orës 11 e pak minuta të paradites në lagjen “Selvia” në Tiranë, ne nje lokal pranë ish-punishtes së pastave në kryeqytet. Policia ka gjetur në vendgjarje shtetasit Skënder Meshi 59 vjec dhe Dylbere Meshi e moshës 50 vjec të qëlluar për vdekje me armë zjarri. Cifti ishte nga Lezha dhe ndodhej sot ne Tirane.

Krim i dyfishte, burri vret gruan dhe veten

Nga hetimet paraprake dyshohet se burri ka vrarë gruan me pistoletë dhe më pas ka qëlluar drejt vetes. Policia konstaton se pistoleta është gjetur në dorën e burrit të pajetë.

Deshmia
Ka qene deshmia e nje kamariereje e cila e tronditur ka rrefyer per policine detaje nga krimi i dyfishte. Kamarierja e lokalit, identiteti i te ciles nuk behet ende i ditur, tregoi se “burri, Skenderi pasi ka debatuar me gruan, Dylberen, ka nxjerre nje pistolete qe e kishte me vete dhe ka qelluar ne drejtim te gruas. me pas autori ka drejtuar armen drejt vetes dhe ka qelluar”.

Për policinë janë ende mister arsyet e krimit të dyfishtë, pasi kamarierja pohon se nuk e di motivin e debatit mes tyre. Kamarierja theksoi se Skenderi ka qene gjate gjithe kohes i c’orientuar dhe jo i qete. Policia po kontakton te aferm te ciftit per te mesuar me shume rreth familjes Meshi. (BalkanWeb / Lezha.eu)

Leave a Reply

© 2010 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress