Kriminaliteti në qarkun e Lezhës ka shënuar rritje alarmante, ndërsa zbulueshmëria ka pësuar rënie. Burime nga policia lokale pohojnë se nga muaji janar i këtij viti dhe deri tani janë vrarë 11 persona, ndërsa janë plagosur rëndë 20 të tjerë.
Vetëm në muajin korrik janë vrarë 5 persona, si dhe janë plagosur rëndë 12 të tjerë.
Kriminaliteti ne Lezhe shenon rritje
Kështu më 14 korrik, në Shëngjin, krimi në familje shënoi 3 viktima dhe një fëmijë të plagosur rëndë. Më 18 korrik, 3 fëmijë në Mirditë u plagosën pas shpërthimit të një granate.
Më 20 korrik në Laç, Mamurras dhe Dajç, në tre ngjarje të ndryshme u plagosen 3 persona. Edhe fillimi i muajit gusht shënoi një tjetër ngjarje të rëndë, ku 2 vëllezër u vranë në Rrëshen dhe 1 tjetër u plagos rëndë. (Balkanweb / Lezha.eu)


