Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-Presidenti serb, Boris Tadiç kanë shtërnguar duart me njëri-tjetrin në Samitin e Dubrovnikut.
Portali kroat “vecernji.hr” ka publikuar fotot, ku Tadiç dhe Thaçi kane shkembyer disa fjale.
Tadiç eshte pershendetur gjithashtu edhe me ministrin Enver Hoxhaj dhe ministresn, Vlora Çitaku.
Kryeministri Thaci takon Boris Tadic ne Dubrovnik (Video)
Tadiç, ka thënë se ne video shtrëngimi i duarve me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi nuk ka domethënie historike, ashtu siç po e quajnë mediat, por është gjest i mirë, për shkak se dy popujt kanë probleme që duhet t’i zgjidhin.
“Sa për duarshtrëngimin me kryeministrin e Kosovës, Thaçi, nuk ka ndonjë rëndësi historike, por është mirë që të takohen përfaqësuesit e vendeve të ndryshme dhe përfaqësuesit shqiptarë e serbë”, tha Tadiç në një deklaratë telefonike për agjencinë serbe të lajmeve, Tanjug.
Ndërkaq, edhe pse është e ftuar në konferencën dyditore në Dubrovnik, Serbia nuk ka dërguar asnjë përfaqësues zyrtar të saj.
Për shkak të pranisë së kryeministrit të Kosovës, asnjë zyrtar i Serbisë nuk ka marrë pjesë në këtë Samit, sikurse as në takimet e viteve të shkuara. (Panorama / Lezha.eu)
Video Thaci takon Tadic ne Dubrovnik


