Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Lifestyle » Kure kunder lodhjes se trurit

Kure kunder lodhjes se trurit

Kure kunder lodhjes se trurit

A ndjeheni të rraskapitur? Në mëngjes mezi ngriheni nga shtrati? Me atë rast së pari konsumoni kikirik, i cili është i pasur me acid folik, ngase është një vitaminë e veçant.

Eshtë garantuese për një disponim më të mirë. Shkencëtarët norvegjezë kanë vërtetuar se mungesa e acidit folik mund të sjellë deri në depresion.

Arsyeja: Nëse nuk konsumoni sasi të mjaftuar të acidit folik në organizëm, rritet prodhimi i homocisteinës, prodhim ky që krijohet gjatë metabolizmit dhe ul nivelin e hormoneve duke sekretuar serotoninë. “Femrat dy herë më shumë janë të ekspozuar depresionit në krahasim me meshkujt”, thotë profesori Piter Bung, gjinekolog nga Boni.

Kure kunder lodhjes se trurit

Në kombinim me vitaminën B, acidi folik ndikon më gjatë. Shoqata gjermane për ushqime porosit një dozë prej 600 mikrogramë me acid folik. Substanca energjetike e acidit folik parandalon arterosklerozën dhe sulmin në tru.

Arsyeja: Acidi folik nuk lejon që hemocisteina të sulmojë muret e enëve të gjakut. Pos kësaj, acidi folik luan një rol mjaft të rëndësishëm edhe në prodhimin e gjakut.

HDL zvogëlon rrezikun nga Alzhaimeri
Përqendrimi i shtuar i të ashtuquajturit kolesterolit të mirë (HDL) në gjak ndërlidhet me zvogëlimin e mundësimit për zhvillimin e sëmundjes së Alzhaimerit, theksojnë shkencëtarët amerikanë nga universiteti Kolumbia. Siç transmetojnë mediat, në hulumtim, i cili kishte zgjatur plot katër vjet, kishin marrë pjesë më shumë se 1130 persona, në moshë të shtyrë, të cilët në fillim nuk kishin pasur kurrfarë probleme me kujtesën.

Në fund të hulumtimeve ishte vërtetuar se përqendrimi në gjak i të ashtuquajturit kolesterol i mirë, HDL-a (mbi 55 mg/dl), ishte e ndërlidhur me 60% më pak gjasa për t’u prekur nga sëmundja e Alzhaimerit, në krahasim me përqendrimin e kolesterolit të mirë HDL, nën 39 mg/dl. Shkencëtarët besojnë se ndikimi i kolesterolit të mirë, HDL, bazohet në rolin e tij të rëndësishëm në parandalimin e sulmit në tru, i cili është një faktor mjaft i rëndësishëm për sëmundjen e Alzhaimerit. (Gazeta Shqip / Lezha.eu)

Leave a Reply

© 2010 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress