Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » ShowBiz » Kush është Assange dhe Wikileaks

julian assange forbes 300x193 Kush është Assange dhe Wikileaks

Kush është Assange dhe Wikileaks

E gjithë bota flet për personin, i cili publikoi dokumentet e klasifikuara te Departamentit Amerikan të Shtetit. Editori i faqes së internetit Wikileaks.org, Julian Assange është një gazetar, programues kompjuteri dhe haker australian.

Ekipi vullnetar i Assange, prej kater vitesh publikon në internet çdo lloj dokumenti të fshehtë. Pas publikimit të dokumenteve në lidhje me luftën në Irak dhe Afganistan, ai hodhi në rrjetin global edhe 250 mijë dokumente të klasifikuara te SHBA-ve.

Thuhet se vendstrehimi i Wikileaks nuk dihet nga SHBA-ja e as nga shtetet e tjera. Por diçka është e sigurt: qendra e Wikileaks është në një shpellë që i reziston edhe bombave bërthamore.

Kush është Assange dhe Wikileaks

Uebsajti funksionon nëpërmjet Suedisë. Dokumentet që vijnë kalojnë në duart e pesë specialistëve. Menjëherë pas konfirmimit së vërtetësisë së tyre, dokumentet hidhen në internet. Për faqen e internetit Wikileaks punojnë 800 persona, pjesa më e madhe e të cilëve vullnetarë. Wikileaks.org shpenzon rreth 200 mijë euro në vit.

Themeluesi i faqes, Julian Assange, duke qenë se është dënuar për përdhunim si dhe frikësohet nga agjentët e CIA-s, jeton në arrati në Zvicër. Mendohet se e kaluara e Julian Assange, personit që i del në ëndër çdo qeverie, është një sekret më i madh se dokumentet e publikuara. Assange ka lindur në Townsville të Australisë në vitin 1971.

Duke qenë se është fëmijë i dy prindërve, të cilët aktrojnë në teatro lëvizëse, Assange thuhet se ka shkuar në shkollë mbi moshën 30-vjeçare. Me synimin që të mos mësohet me autoritetin, familja i ka dhënë mësim në shtëpi. Asange ka filluar studimet në Universitetin e Melburnit për fizikë dhe matematikë, por nuk ka arritur të marrë diplomën.

Pas vendosjes në Melbourne në vitet ’80, Julian Assange krijoi një grup hakerash, teksa në vitin 1989 pas hyrjes në kompjuterat e NASA-s thuhet se pengoi ngritjen e anijes kozmike “Atlantis”. Nën akuzën e krijimit të grupit të hakerave, në vitin 1991 u arrestua. Para hetuesve u mbrojt duke thënë se “nuk kam bërë diçka të keqe, dhe nuk i kam bërë keq njeriu”. U akuzua se ka hakuar 30 kompjutera, 24 prej të cilëve i pranoi, dhe u lirua me kusht.

Në vitin 1994 filloi punën si programues i lirë kompjuterash, teksa në vitin 2006 themeloi Wikileaksin me qëllim që të publikojë dokumentet që kanë në duar gazetarët anekënd botës. Duke pasur parasysh misionin e ndjeshëm të faqes së tij, Assange lëviz në fshëhtësi me kujdes, pothuajse në kufijtë e paranojës. Sipas një punonjësi të vjetër të Wikileaks, Assange të gjithë gjerat e tij i mban në një çantë shpine.

Assange dhe Wikileaks qëndrojnë në këmbë në saje të ndihmave dhe dhuratave. Assange, i cili për një periudhë në vitin 2010 jetoi në Amerikë, gjatë muajit prill publikoi vrasjen e një fotografi të Rojtersit dhe të dy civilëve nga ana e ushtarëve amerikanë. Ndërsa pas hedhjes në rrjet të 77 mijë dokumenteve lidhur me luftën në Afganistanin, ai iku nga Amerika nga frika e arrestimit të mundshëm.

Assange pretendon se është kërcënuar nga një zëdhënës i Pentagonit me fjalët “ose fshiji dokumentet e publikuara, ose ne do të gjejmë një rrugë tjetër”. Por ai nuk u përmbajt, fillimisht publikoi rreth 400 mijë dokumente që kanë lidhje me luftën në Irak, nbdërsa tani nxorri në dritë rreth 250 mijë dokumente të klasifikuara amerikane.

Intervistë me themeluesin e Wikileaks, Julian Assange

Pas nxjerrjes në “buletinin e kuq” nga ana e Interpolit, krijuesi i faqes Wikileaks, Julian Assange, u përgjigjet direkt pyetjeve nëpërmjet internetit.Ja pyetjet e bëra në gazetën britanike “The Guardian” dhe përgjigjet e dhëna nga Assange

Pike së pari ju zotëroni pasaportë australiane? A mendoni të ktheheni në atdhe apo keni frikë mos arrestoheni për shkak të informacionit të dhënë në lidhje me policët dhe diplomatët australianë?

-Unë jam një qytetar Australian dhe më ka marrë malli shumë për vendin tim. Por, javën e kaluar kryeministria Australian, Julia Gillard dhe Ministri i drejtësisë, Robert McClelland deklaruan se kthimi im në Australi ishte i pamundur dhe duke mos u mjaftuar me kaq thanë se do të jenë të gatshëm të ndihmojnë në mënyrë aktive Shtetet e Bashkuara të Amerikës në sulmet ndaj meje. Ky fakt më solli në mendje pyetjen se çdo të thotë të jesh nënshtetas Australian. Mos vallë kjo nuk tregon asgjë?

Sipas SHBA-ve ju nuk jeni gazetar. Çfarë jeni atëherë?

-Librin tim të parë jospekulativ e kam publikuar në moshën 25-vjeçare bashkë me një shkrimtar. Nisur që nga ajo kohë kam dhënë kontributin tim në dokumentacionin e vërtetë dhe jo spekulativ, kam shkruar për gazeta të ndryshme dhe kam marrë pjesë në programe televizive. Për mendimin tim diskutimi rreth profesionit tim si gazetar apo kërkimi i lidhjes në mes gazetarisë dhe ngjarjes pasi njerëzit fillojnë të shkruajnë për disa institucione është e pavend. Edhe pse vazhdoj të shkruaj, të kërkoj dhe analizoj në të vërtetë jam drejtues ekzekutiv transmetimi, i cili drejton dhe organizon gazetarët e tjerë.

Çfarë ndodhi me dokumentet e tjerë para se Wikileaks të publikonte këtë megarrjedhje? A do t’i publikoni përsëri në internet pasi të kapërceni këta “pengesa teknike”?

-Shumica e dosjeve janë të publikuara në adresën mirror.wikileaks.info, pjesën e mbetur do ta publikojmë pasi të rregullojmë problemet inxhinierikë. Këtë vit nuk e përcaktojmë ne kalendarin tonë duke filluar që nga Prilli i këtij viti. Hapat tonë fokusohen në përpjekjet e SHBA-ve në ushtrimin e dhunës ndaj nesh. Por natyrisht që më hidhëron fakti se puna trevjeçare e imja dhe të tjerëve nuk do të mund të arrijë tek publiku.

A e prisnit një lloj reagimi të tillë në botë nga dosjet e publikuara? A nuk shqetësoheni për sigurinë tuaj?

-Gjithmonë kam menduar se Wikileaks do të luajë një rol global, dhe pasi ndikoi në ndryshimin e rezultatit të zgjedhjeve në Kenia në vitin 2007 fillova ta besoj këtë. Por duke menduar se do të mjaftonin dy vjet për të kuptuar dhe shpalosur rëndësinë e Wikileaks, na u deshën katër vjet. Kjo do të thotë se jemi mbrapa me programin dhe kemi shumë për të bërë. Rreziqet që na kanosen mbesin të regjistruara para syve tanë por kur duam t’ia dalim me një super fuqi mundohemi të marrim të gjitha masat e duhura.

A keni censuruar ndonjë emër nga frika e hakmarrjes ndaj jush?

-Wikileaks ka një histori 4-vjeçare transmetimi. Gjatë kësaj periudhe nuk jemi akuzuar asnjëherë. Edhe Pentagoni nuk ka mundur të thotë që ndonjë nga emrat cenohet për shkak të veprimtarisë tonë. Ky fakt nuk ndryshoi as pas shumë manipulacioneve. Dhe nuk presim të ndryshojë.

Çfarë ndryshimi mendoni se i keni sjellë botës? Ndërkohë që ju jeni në qendër të vëmendjes a nuk mendoni se edhe karremi i cili ju ka mundësuar informacionin meriton të lavdërohet?

-Nëse e keni fjalën për ushtarin Bradley Manning, i cili njihet nga Pentagoni si personi që shkaktoi rrjedhjen atëherë mund të them se ai është një hero i vërtetë.

A ka dosje në lidhje me UFO-t dhe krijesat tjera?

-Ne na vijnë shumë e-maile në lidhje me UFO-t. Por këta e-maile nuk përputhen me parimet tona të transmetimit në dy çështje: 1. Burimi i parë dhe 2. Origjinaliteti. Nuk ekziston asnjë dosje që mund t’u referohet UFO-ve.

Si e shpjegoni censurimin e identitetit si XXX? Gjithashtu janë publikuar vetëm pjesë të caktuara të disa dosjeve. Kush i merr këta vendime kaq të rëndësishme, mos vallë shteti amerikan?

-Dosjet, të cilat janë bërë temë e lajmeve shpjegohen nga ortakët tanë botues dhe nga ne. Lajmet redaktohen nga gazetarët që i përgatisin. Këta lajme të përgatitura për transmetim kalojnë nëpër duart e të paktën një editori për t’u siguruar nëse kanë plotësuar kushtet përkatëse të transmetimit.

Nisur nga fakti që qeveritë perëndimore garantojnë lirinë e shtypit në të njëjtën kohë mbrojnë tezën e autoritetit moral. A mendoni se duke sulmuar Wikileaksin ato rrezikojnë humbjen e autoritetit moral?

-Perëndimi ka financuar të gjitha marrëdhëniet themelore mbi rrjetin e kompanive, hiseve, kredive. Në rrethana të tilla lehtësohet liria e fjalës sepse një ndryshim në pushtetin politik shumë rrallë mund të sjellë ndryshimin e këtyre mjeteve themelore. Në mungesë të fuqisë, në perëndim fjala është e lire si një zog. Por në vende si Kina ku ekziston një censure e fortë, fjala ka akoma fuqi dhe gjithnjë nga kjo fuqi lind frika. Censurën gjithnjë duhet ta shohim si një marrëdhënie ekonomike e cila tregon fuqinë e fjalës. Sulmet e SHBA-ve ndaj nesh tregojnë një shpresë të madhe; me shpresën që fjala të jetë aq e fuqishme sa të shkatërrojë murin financiar. (Lezha.eu)

Leave a Reply

© 2010 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress