Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » ShowBiz » Kush eshte Vali Corleone? (video)

Kush eshte Vali Corleone?

Kush eshte Vali Corleone?

I vet-shpalluri si mik i familje Corleone nga Sicilia, gjilanasi, Vali Corleone është sonte një nga mysafirët e emisionit Zonë e Lirë në Klan TV në Shqipëri që modelohet nga Arian Çani.

Në një pjesë të bisedës deri tash ai ka vazhduar të flasë për ato që pretendon se i ka dhe i bën. Ai ka paralajmëruar se ndoshta shumë shpejtë do ta përfaqësojë Kosovë në garë me makina ose kotorra, pasi thotë se është shumë i shpejtë.

Kush eshte Vali Corleone?

Me shprehjen e tij “absollut”, Vali ka thënë se mund t’ia kalojë edhe disa herë kampionit në Formula 1, Michael Schumaher dhe motoristit Valentino Rossi.

E kur është pyetur për femrat ai ka thënë se nuk merret me to. “Nuk merrem unë me to. Me lusin vet femrat”, ka thënë ai, transmeton “Reporteri.net”. E kur është pyetur se me kënd figurë të njohur ka pasur raporte seksuale ai është përgjigjur. “S’di kush më ka mbetur”.

Ai ka konfirmuar se ka pasur një incident në Ulqin, ku e kanë rrahur disa persona. Vali thotë se ai nuk tutet dhe se “trimëria e tij është si e Skënderbeut”. “Absollut unë nuk tutna edhe krejt globin bima kundër”. Por ka thënë dicka për një këngëtare të famshme kohëve të fundit. “Me Tunën patëm fol në telefon e pata lanë me dal. Dhe dy –tri ditë para se me dal e thirra në tre të natës. Edhe tha “hej n’këtë natë po me thirr”.

I thash unë n’binë ta ngjes për floku dhe bej seks me ty”, ka thënë ai. Vali madje e njeh edhe Elvana Gjatën, pasi ka thënë ta ketë takuar një herë në një dyqan veturash.

Gjatë gjithë kohës, atij i kanë qëndruar prapa truprojat e tija. Ai ka thënë se ka 29 bodyguard.

Foto Vali Corleone

Vali Corleone 1

Vali Corleone 1

Vali Corleone 2

Vali Corleone 2

Vali Corleone 3

Vali Corleone 3


Intervista tek Zone e Lire Vali Corleone

3 Comments

  1. edmond says:

    nqose carleone e shikon kete videon do te ndroje mbiemrin!:)

  2. Nina says:

    Po me cudite fakti se si po i japin aq shume hapesire mediale ketij imbecili! Por leku nuk refuzohet, si duket edhe Ardian Cani ka marre leke nga ky imbecil vetem e vetem per ta ftuar ne emision! Qesharake!

  3. Shume shpejt ky idiot do ti mbaroje paret qe kane vene prinderit e tij,dhe do te mbetet me gisht ne goje.te gjithe ata qe e rrethojne dhe i bejne homazhe e bejne per ta zhvatur.Ai shume shpejt do te perfundoje ne alkoolik kronik dhe i vartesuar nga droga.Eshte nje fatkeq,nje mjeran,nje debil.

Leave a Reply

© 2012 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress