Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Art & Kulture » Kuvendi i Lezhes

kuvendilezhes 300x225 Kuvendi i Lezhes

Kuvendi i Lezhes

Në 1444, në qytetin e Lezhës. Gjergj Kastrioti Skënderbeu mblodhi në një kuvend historik prijësit shqiptarë për t’i bashkuar e për t’i përballuar kështu invazionit osman, që ishte invazioni më i tmerrshëm për kohën.

Kuvendi i Lezhës qe një shprehje e fuqishme e vullnetit dhe e unitetit të popullit shqiptar.

Kuvendi i Lezhes

Menjehere pas fitores se madhe te vitit 1443 Skenderbeu filloi takimet me princer e fisnike te tjere shqiptare per te gjetur rrugen e bashkimit, pa te cilen s’mund ti behej balle ushtrise me te fuqishme te asaj kohe.

Per kete qellim ne 2 mars te vitit 1444, ne Katedralen e Shenkollit te qytetit te Lezhes u mbajt i pari kuvend kombetar i Princerve dhe i Fisnikeve shqiptare te shek. XV, disa prej te cileve kishin udhehequr kryengritjet e viteve 30. Ne kuvend moren pjese: Skenderbeu, Gjergj Araniti, Andrea Topia (bashke me dy djemte e tij), Gjergj Strazimir-Balsha, Nikolle e Pal Dukagjini, Teodor Muzaka i riu (dhe disa pjestare te tjere te kesaj familjeje), Leke Zaharia, Pjeter Spani (bashke me kater djemte e tij), Leke Dushmani, Stefan Gojcini (Cernojevici) etj.

Skenderbeu, si drejtues i kuvendit, mbajti fjalen e hapjes ne te cilen theksoi domosdoshmerine dhe rendesinee bashkimit te shqiptareve.

Kuvendi vendosi qe bashkimi te behej ne formen e nje beselidhjeje, te nje aleance ushtarake nepermjet drejtuesve te principatave dhe te krereve te vendit, qe njihet me emrin Lidhja Shqiptare e Lezhes. Si kryetar i saj u zgjodh Skenderbeu. Vendim tjeter i rendesishem ishte krijimi i ushtrise se perbashket dhe caktimi i Skenderbeut si komandant i pergjithshem i saj.

Per te perballuar shpenzimet e ushtrise, te armatimit te saj etj., Kuvendi vendosi gjithashtu te krijoje nje arke te perbashket qe do te administrohej nga Skenderbeu. Te ardhurat e saj do te vinin nga kuotat qe do te jepnin antaret e Lidhjes. Me vendimin e kuvendit te Lezhes u be nje hap i madh e vendimtar drejt bashkimit politik te vendit dhe krijimit te nje pushteti qendror te perfaqesuar nga Gjergj Kastriot Skenderbeu, te cilin ai e fuqizoi gjithnje e me shume per te bashkuar sa me organikisht shqiptaret e viseve te lira shqiptare.

Bajnë kuvend burrat e dheut,
tuj dhanë besën Skcënderbeut,
tuj dhanë besën me luftue,
shpatën turkut me ja vue. / © Lezha.eu /

Leave a Reply

© 2012 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress