Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Art & Kulture » Lagjet e qytetit te Lezhes me mbetje inertesh

Lagjet e qytetit te Lezhes me mbetje inertesh

Lagjet e qytetit te Lezhes me mbetje inertesh

Mbetjet urbane në Bashkinë e Lezhës vazhdojnë të mbeten një shqetësim, kryesisht në periferitë e saj. Në zonën në afërsi të urës së vjetër në lagjen “Skënderbeg”, në lagjen “Nënë Tereza”, “Blloku 11.2” dhe në afërsi të “Përroit të Fildanës”.

Lehtësisht identifikon mbetje urbane dhe inerte, ndërsa prej kohësh ishte deklaruar largimi i tyre. Krahas ndotjes mjedisore dhe pamjes aspak të mirë me të cilën prezantohet qyteti i Lezhës, këto mbetje ndodhen në bregun e lumit Drin. Ujërat e lumit i shpien më pas ato në det.

Lagjet e qytetit te Lezhes me mbetje inertesh

Edhe më parë ishte deklaruar nga drejtuesit e Bashkisë se kjo situatë do të merrte fund, por afatet kaluan njëri pas tjetrit. Në lidhje me këtë shqetësim ka reaguar Drejtoria e Shërbimeve pranë Bashkisë, duke pranuar situatën dhe deklaruar një tjetër afat për pastrimin. Supervizori Hil Gjoka ka bërë të ditur se janë angazhuar punonjësit e sipërmarrjes së pastrimit dhe asaj të gjelbërimit dhe se situata në këto pika do të jetë e njëjtë me qendrën e qytetit brenda dy javëve.

Situata problematike është e njohur edhe për Agjencinë Rajonale të Mjedisit në Lezhë, e cila ka bërë edhe shkresa në adresë të Bashkisë. Përgjegjësi i Inspektimit pranë ARM-së, Daniel Zeneli, ka bërë të ditur se nëse nuk reagohet, atëherë do të veprohet me penalizime, ashtu siç e parashikon ligji.

“Në zonat problematike, për të cilat prej kohësh është kërkuar ndërhyrja, reagimi nuk ka qenë në nivelin e duhur. Reagimi i Bashkisë ka qenë i vogël në krahasim me situatën dhe kjo është konstatuar edhe gjatë një vëzhgimi të kryer ditët e fundit, mbi të cilin është bërë edhe shkresa përcjellëse, duke lënë edhe detyrat përkatëse.

Nëse nuk do të kemi sërish reagim, ne jemi të detyruar për të vepruar në bazë të dispozitave ligjore, duke marrë masa konkrete deri në penalizimin e kësaj njësie vendore”. (Panorama / Lezha.eu)

Leave a Reply

© 2012 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress