Posts Google+ Youtube

You Are Here: Home » Lifestyle » Si te largoj pikat e zeza ne fytyre?

pikat zeza fytyre 300x187 Si te largoj pikat e zeza ne fytyre?

Si te largoj pikat e zeza ne fytyre?

Pikat e zeza ne fytyre, ne vecanti jane te bezdisura per tu hequr, cdo sforcim nga ana jone rezulton i kote. Ne nje distance kohore pikat e zeza shfaqen perseri mbi lekuren tone.

Nje ushqyerje e keqe, e pasur me yndyrna dhe sheqerna, duhani dhe smogu mund te ndikojne negativisht mbi rezultatin qe deshirojme. Por edhe hormonet jane pergjegjes, sidomos gjate rritje, duke stimuluar gjendrat e sebos.

Pikat e zeza ne fytyre, eliminoji ne menyre natyrale

Pikat e zeza ne fytyre te njohura dhe si komedon, jane mase oleoze te sebos, keratine dhe me pas mikroorganizma, te cilat akumulohen ne brendesi te folikulit pilifer. Jane papasterti, te cilat nese inflamohen kthehen ne pucra. Per kete arsye te pastrosh lekuren perdite nga pikat e zeza, pa e irrituar, eshte rregulli me i mire per nje rezultat te mire, duke zgjedhur produktet me kujdes.

Perse te mos pergatitni ndonje zgjidhje shtepiake e cila eshte dhe ekonomike dhe ne te njejten kohe dhe efikase? Eshte mire qe per te hequr trukun ne thellesi te perdorni detergjent qumesht specifik, me pas shpelani fytyren me uje te ftohte dhe do te identifikoni pikat e zeza ne te gjithe pjeset e fytyres dhe eliminojini ato. Me pas, dy here ne jave mund ti beni fytyre avull te ngrohte, si nje mini sauna shtepiake, ashtu sikurse ndodh edhe tek estetistja.

Do tju mjaftonin te ngrohnit 2 litra uje ne nje ene, mbase mund te shtoni edhe ndonje arome te mire apo produkte oleoze dhe mbuloni koken me nje peshqir. Durojeni kete efekt per 10 minuta ne menyre qe poret tuaja te hapen dhe te pastrohen. Scrub dhe peeling mund te favorizojne pastrimin ne thellesi. Per te pergatitur nje shkume ju duhet te rrihni nje te bardhe veze dhe ti shtoni disa pika limon. Perzijini me kujdes dhe hapeni ne fytyre te paster, duke e lene ne qetesi per 10 minuta.

Nje teknik tjeter shume efikase per te eliminuar pikat e zeza ne fytyre per pastrimin e javes eshte edhe maska me argjil, ate mund ta gjeni te gatshme ose ta pergatisni vet, duke perzier argjilen me gjysem gote uje te vaket dhe gjysem kokrre limon te shtrydhur. Perziejini me kujdes derisa te formoni nje mase homogjene kremoze dhe me pas aplikojeni ne zonen e fytyres (balli, hunda, mjekra) dhe lereni ne qetesi per 30 minuta. Eleminoni argjilen pasi te jete thare me nje pecet te njome dhe me pas shpelani fytyren me uje te bollshem.

Largimi i pikave te zeza nga fytyra me aceto e molles dhe lengu i limonit jane tonik natyral qe mund ti perdorni per te eleminuar bakteret qe helmojne lekuren, duke stabilizuar keshtu PH natyral. Holloni 1 pike aceto ne 8 pika uje dhe me pas tampononi me nje pambuk fytyren e paster dhe te thate. Zgjidhjet per nje lekure te paster jane te shumta dhe te lehta per tu realizuar, por kushtojini me shume vemendje shendetit te lekures tuaj. / © Lezha.eu /

Leave a Reply


Copyright © 2006 - 2014 Lezha Online All rights reserved. · Privacy Policy
Site Map · Contact Us · Links · Marketing · Terms Of Use · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress