Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Art & Kulture » Lezha: Vlera Turistike

Lezha: Vlera Turistike

Lezha: Vlera Turistike

Lezha si nyje e rendesishme transporti, qe nga kohet e lashta, ka pritur e percjelle shume udhetar e vizitore, vendas dhe te huaj. Se paku qe ne vitin 1591 deshmohet nje han (karvansaraj).

Por i pari qe vleresoi vecorite turistike te ketij qyteti, ishte konti Ciano, i cili ndertoi ne Ishull-Lezhe Hotelin e Gjuetise, thjeshte per qellime turistike.Nen shembullin e tij u ndertuan dy qendra gjuetie elitare qe e kthyen zonen Kune-Vain ne rezervat te kategorise pare.

Lezha: Vlera Turistike

Ndersa turizmi masiv u zhvillua vetem ne fillim te viteve ’60 te shek.XX, kur filluan ndertimet ne plazhin e Shengjinit, i cili kishte kushte dhe mundesi per te pritur nje numer te madh pushuesish.

Ne Lezhe vihet per diellin, per detin e reren, per bukurite e rralla, qe natyra u ka dhuruar banoreve mikprites e te shoqerueshem. Rripi i gjere i reres se paster, nga njera ane kufizohet me detin dhe nga ana tjeter me pyllin e rralle me pisha e drure te tjere. Nje rrip i ngushte rere me bimesi, ndan ujrat e cekta bregdetare me lagunat.

Ne Lezhe dhe ne plazhet e Shengjinit dhe te Kunes, pushuesit gjejne hotele, restorante e mjedise te tjera, te ngritura ne pershtatje me kushtet dhe traditat e zones, por edhe shtepi tradicionale, me kopshte dhe lulishte te bukura. Kudo ofrohet kuzhina tradicionale, por edhe ajo e huaj, sipas shijes e kerkeses. Mbizoterojne prodhimet e detit, shpendet e eger dhe mishi i zgares. E, mbi te gjitha, sherbimi i standarteve bashkekohore.

Gjuetia turistike
Lezha, per vete kushtet qe ka, ofron si te vecante edhe gjuetine ne Rezerva te posacme, si dhe peshkimin me natyre sportive, por edhe per biznes, kryesisht ne det, si dhe ne ujrat e lagunave te Kenalles, Kunes, Merxhanit e Vain.
Shoqata e Gjuetareve te Lezhes ka krijuar mardhenie te rregullta me shoqata gjuetaresh te vendeve fqinje, te cilet frekuentojne gjithnje e me shpesh Lezhen, gje qe tregon se kjo forme e turizmit eshte nje mundesi tjeter per zhvillimin e kesaj zone me tradita ne kete fushe. (© Lezha.eu)

Leave a Reply

© 2011 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress