Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Aktualitet » Lezhe, arrestohet per korrupsion kryetari i Komunes Kolsh

Lezhë, arrestohet për korrupsion kryetari i Komunës Kolsh

Lezhë, arrestohet për korrupsion kryetari i Komunës Kolsh

Arrestohet kryetari i komunës Kolsh në Lezhë nën akuzën e korrupsionit. Mesditën e sotme forcat e policisë së Lezhës kanë arrestuar Andi Markun, në kuadër të operacionit ‘Kolshi’.

Sipas policisë, 35-vjecari duke përfituar nga detyra si kryetar komune, i ka marrë një banori shumën prej 1 milionë lekësh të vjetra kundrejt lejes së ndërtimit për rrethim prone.

Lezhe, arrestohet per korrupsion kryetari i Komunes Kolsh

Mësohet se Marku është kapur në flagrancë nga forcat e policisë të cilat kanë kryer kontroll të imtësishëm në zyrë si dhe kanë sekuestruar shumën e parave.

Materialet ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për ndjekje të mëtejshme hetimore për veprën penale “ Korrupsion Pasiv i Fuksionarëve të Lartë Shtetërore ose të Zgjedhurve Vendorë”.

/ © Lezha.eu /

Leave a Reply

© 2010 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress