Posts Google+ Youtube

You Are Here: Home » Aktualitet » Lezhe, denohen me burg komisioneret e komunes Dajc (Video)

denohen komisioneret dajc 150x150 Lezhe, denohen me burg komisioneret e komunes Dajc (Video)

Lezhe, denohen me burg komisioneret e komunes Dajc (Video)

Gjykata e Lezhes dënoi sot me 8 muaj burg 7 nga komisionerët e Dajçit të vënë nën akuzë për shpërdorim detyre dhe falsifikim në zgjedhjet vendore të 8 majit dhe me 4 muaj burg njërin prej tyre.

Pas 9 seancash gjyqësore, 5 vjet në total ka dhënë gjykata për komsioneret e Dajcit, nga 15 që kishte kërkuar më herët prokuroria. Gjithashtu, sipas gjykatës 8 komisionerët, nuk do të marrin asnjë funksion politik për 3 vjet.

Lezhe, denohen me burg komisioneret e komunes Dajc (Video)

Prokuroria, pak ditë më parë kërkoi 15 vite burg dhe 2.4 milionë lekë gjobë si denim për 8 komisionerët e Dajçit, të cilët sipas saj akuzohen se kanë falsifikuar nënshkrimet e votuesve dhe numrat e kartave të identitetit apo pasaportave, të cilët ditën e zgjedhjeve ndodheshin jashtë vendit.

Denoncimin ndaj tyre e bëri kandidati i Aleancës për të Ardhmen, Rrok Rroku, i cili humbi zgjedhjet për kreun e komunës Dajç përballë Gjergj Doçit i Aleanca për Qytetarin. (Top Channel / Lezha.eu)

Video Lajmi i fundit: denohen me burg komisioneret e komunes Dajc


Lezhë, dënohen me burg komisionerët – Top… by TopChannelAlbania

Leave a Reply


Copyright © 2006 - 2013 Lezha Online All rights reserved. · Privacy Policy
Site Map · Contact Us · Links · Marketing · Terms Of Use · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress