Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Aktualitet » Lezhe: Homazhe ne pervjetorin e heroit kombetar

Lezhe: Homazhe ne pervjetorin e heroit kombetar

Lezhe: Homazhe ne pervjetorin e heroit kombetar

Homazhe në memorialin “Gjergj Kastriotit” në qytetin e Lezhës për 544 vjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar.

Ministri i Kulturës Turizmit Rinisë dhe Sportëve, Aldo Bumçi si dhe përfaqësues të tjerë nga pushteti qendror dhe vendor, e të komuniteteve fetare kanë vendosur kurora me lule në këtë memorial, në nder të figurës së Skënderbeut.

Lezhe: Homazhe ne pervjetorin e heroit kombetar

Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405-17 janar 1468) personifikon një epokë të tërë të historisë kombëtare të shqiptarëve, që mori emrin e tij: luftën më se njëshekullore të tyre kundër vërshimit osman (fundi i shek. XIV – fillimi i shek. XVI) për mbrojtjen e tokës, të pasurisë e të lirisë. Nën udhëheqjen e tij lufta e shqiptarëve u ngrit në një shkallë të lartë e të organizuar, shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të vendit dhe në forcimin e vetëdijes kombëtare të tyre.

Bashkimi shpirtëror i të gjithë popullit shqiptar dhe forcimi i vetëdijes kombëtare të tij, shënonin fitoren më të madhe të epopesë së lavdishme të shek. XV dhe të tërë veprës së Skënderbeut. (Lezha.eu)

Leave a Reply

© 2012 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress