Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Aktualitet » Lezhe, pazarlleqe: votat e PD i japin Keshillin Bashkiak PS

Lezhe, pazarlleqe: votat e PD i japin Keshillin Bashkiak PS

Lezhe, pazarlleqe: votat e PD i japin Keshillin Bashkiak PS

Votat e PD-së dhe të LZHK-së i japin postin e kreut të Këshillit Bashkiak të majtës në Lezhë.Agustin Marku, kreu aktual i PS-së së Lezhës, ka arritur të marrë edhe dy vota të “Aleancës për qytetarin” dhe një tjetër të subjektit të pavarur për të t’i marrë kështu së djathtës postin e kreut të Këshillit Bashkiak.

Gjatë mbledhjes së djeshme, kryetari i Bashkisë, i rizgjedhuri Viktor Tusha, që u propozua nga LSI-ja, nuk ka qenë i pranishëm, pasi ai ndodhej në Itali. Ndërsa Këshilli Bashkiak, në bazë të votave është konstituuar dje.

Lezhe, pazarlleqe: votat e PD i japin Keshillin Bashkiak PS

Mësohet se PS-ja ka 12 këshilltarë, një subjekti i PBDNJ-së, ndërsa sipas burimeve në Këshill, votën pro kreut aktual të PS-së së Lezhës e ka dhënë edhe anëtari i LZHK-së, parti që nuk është në koalicion me dy palët kryesore.

Këshilli Bashkiak i Lezhës ka gjithsej 25 anëtarë, nga të cilët e djathta bashkë me aleatët e saj ka 11 anëtarë. Por, në mbledhje morën pjesë vetëm 19 anëtarë të Këshillit. Pjesa që mungonte, pra gjashtë anëtarë, ishin të PD-së. Gjatë mbledhjes së zhvilluar për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit të Bashkisë së Lezhës ka pasur mjaft debate nga ana e këshilltarëve. Po me debate u bë edhe votimi për zgjedhjen e kryetarit, pikërisht Agustin Markut, i cili ka qenë më parë deputet i Parlamentit, por edhe prefekt i qarkut të Lezhës për një mandat katërvjeçar.

Marku ka marrë 16 vota nga të pranishmit. Sipas përllogaritjeve, ai ka marrë edhe 2 vota të këshilltarëve të së djathtës, por duket edhe votën e LZHK-së, e cila gjatë zgjedhjeve të fundit vendore nuk bëri aleancë me asnjërin subjekt politik. Nënkryetar i Këshillit Bashkiak është zgjedhur Qazim Dushku, po i Aleancës për të Ardhmen. Përfaqësuesi i kësaj Aleance, Pashk Gjoni, do të përfaqësojë Këshillin e Bashkisë për qarkun e Lezhës, ndërsa për “Aleancën për qytetarin”, Gjok Noka. Juristi i prefekturës, Klevis Coli u shpreh pas mbledhjes së djeshme se “konstituimi i Këshillit të Bashkisë duhej të shtyhej, pasi vendimi nga KQZ -ja është marrë me 1 korrik dhe mbledhja duhej të zhvillohej pesë ditë pas shpalljes së rezultatit”.

Sipas tij, një pjesë e këshilltarëve, (ata që mungonin) nuk janë lajmëruar.Pritet që në mbledhjen e ardhshme të marrë pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Lezhës, Viktor Tusha, për të bërë betimin para këshilltarëve për mandatin e dytë. Në mandatin e mëparshëm, postin e kreut të Këshillit Bashkiak në Lezhë e ka pasur e djathta. Tashmë pritet që mbledhjet e këtij Këshilli të hasin në probleme, për shkak se Bashkia qeveriset nga e djathta, ndërsa Këshilli Bashkiak nga e majta. (Panorama /Lezha.eu)

Leave a Reply

© 2011 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress