Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Aktualitet » Lezhe, Rama: Protesta per kutite

Lezhe, Rama: Protesta per kutite

Lezhe, Rama: Protesta per kutite

Në vazhdën e protestave që Partia Socialiste ka nisur në të gjithë Shqipërinë, sot kryetari i socialistëve, Edi Rama është ndalur në qytetin e Lezhës.

Rama foli për problemet specifike të kësaj zone që janë motiv për protesta. “Berisha, 4 muaj më parë theksoi se kjo përmbytje ndodh një herë në 100 vjet. Sot përsëri Lezha dhe Shkodra janë përmbytur.

Lezhe, Rama: Protesta per kutite

Gjëra që ndodhin 1 herë në 100 vjet në qeverinë Berisha dhe pushtetin e tij që nuk e bën atë dot mbret, përmbytjet ndodhin 3 herë në 4 muaj, duke shkaktuar dëme që sjanë shkaktuar në 100 vjet”, u shpreh Rama.

Ndërsa duke folur për transparencën zgjedhore, ai tha se “pushteti i Sali Berishës nuk ka fundosur vetëm zgjedhjet por edhe ekonominë. Në 3 muajt e fundit, 71 mijë shqiptarë humben vendet e punës”.

Ndërsa deputeti i PS për qarkun e Lezhës, Gjovalin Kadeli, si një ndër arsyet se përse duhet të protestojnë lezhjanët veçoi mosmarrjen e dëmshpërblimeve të përmbytjeve në Fushë Kuqe, Tale dhe Ishull Shëngjin. (Lezha.Eu)

Video Lajme

Leave a Reply

© 2010 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress