Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Aktualitet » Lezhe, shkembim zjarri gjate aksionit te policise

Lezhe, shkembim zjarri gjate aksionit te policise

Lezhe, shkembim zjarri gjate aksionit te policise

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme fshatin Balldre në Lezhë. Të shtëna të shumta armësh kanë terrorizuar banorët e zonës të cilët kanë qenë dëshmitarë të një shkëmbimi zjarri mes policisë dhe disa personave të kërkuar për grabitjen e shtetasve malazezë disa ditë më parë.

Të dhënat e para nga vendngjarja flasin për një 16 vjecar të vdekur, i cili është vëllai i njërit prej grabitësve, që ndodhej brenda mjetit tip Benz me targa TR 7870 R.

Policia bën të ditur se makina më targa të Tiranës, në të cilën udhëtonin disa të rinj është vënë në ndjekje nga policia për shkak se në të udhëtonin 2 persona të identifikuar si grabitësit e shtetasve malazezë në Lezhë.

Lezhe, shkembim zjarri gjate aksionit te policise

Policia ka tentuar të ndalojë makinën në një postbllok, por të rinjtë nuk i janë përgjigjur thirrjes duke përplasur motorrin e njërit prej efektivëve të policisë. Për pasojë ka mbetur i plagosur polici 40 vjecar, Dritan Loreci i cili është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal.

Më pas policia ka ndjekur makinën nga Lezha deri në fshatin Balldre, ku ka ndodhur edhe një shkëmbim zjarri mes policisë dhe të rinjve. Personat e kerkuar kanë braktisur mjetin në thellësi të fshatit ndërsa brenda makinës është gjetur i vdekur një 16 vjecar, me iniciale A.S.

Forca të shumta policie janë mbedhur menjëherë në fshatin Balldre ndërsa kanë nisur aksionet për kapjen e të rinjve.

Pak ditë më parë, tre shtetas malazezë kanë qenë viktima të një grabitje me maska në një lokal në hyrje të autostradës Lezhë-Shkodër. Persona të maskuar i kanë grabitur atyre rreth 20 mijë dollarë, dokumentat amerikane që dispononin, si dhe makinën me të cilën udhëtonin. (Lezha.eu)

Leave a Reply

© 2010 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress