Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Sport Live » Lezhe: Sporti i xhudos krijon talente

Lezhe: Sporti i xhudos krijon talente

Lezhe: Sporti i xhudos krijon talente

Sporti elitar në qytetin e Lezhës tashmë po merr një përmasë shumë të gjerë duke e bërë dhe këtë qytet pjesëmarrës në shumë evenimente të rëndësishme si brënda vendit ashtu dhe në kampionatet ballkanike, europiane dhe ato olimpike, duke qënë përfaqësuesit e Shqipërisë dhe nderuar klubin e sportit ku stërviten.

Një sport i ri dhe konkretisht xhudo vërehet në Lezhë , i cili nën drejtimin e kampionit të Shqipërisë njëkohësisht dhe trajner i këtij sporti Altin Përgjergji po bën që Lezha të njihet si një qytet sportëdashës në shkallë kombëtare.

Lezhe: Sporti i xhudos krijon talente

Trajneri Altin Përgjergji tregon se falë punës dhe përkushtimit ka arritur që ekipi i xhudos në Lezhë të jetë kampion Shqipërie si me moshat ashtu dhe me të rinjtë.

Sipas Përgjegjit duke parë ecurinë në këtë sport xhudoja në Lezhë po zhvillohet shumë ndaj shprehet se kemi pasur shumë kërkesa për regjistrime, kemi patur kampiona dhe talenta,e cila është dicka për tu admiruar që ky sport me ecën me ritme të shpejta dhe të sakta. (Lezha.Eu)

Leave a Reply

© 2010 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress