Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Aktualitet » Lezhe, tritol shtyllave te tensionit te larte

Lezhe, tritol shtyllave te tensionit te larte

Lezhe, tritol shtyllave te tensionit te larte

Persona të paidentifikuar u kanë vënë një sasi tritoli dy shtyllave të tensionit të lartë në fshatin Kallmet të Lezhës, pasditen e datës 1 janar.

 Një nga shtyllat ka pesuar demtime ne tre prej kembeve te saj mbeshtetese ndersa shtylles tjeter i eshte demtuar i gjithe bazamenti.

Lezhe, tritol shtyllave te tensionit te larte

Demtimi eshte kryer mbi shtyllat e interkonjeksionit 400 kilovolt, qe sherbejne per transmetimin e energjise nga Mali i Zi drejt Shqiperise. Pak minuta pas shperthimit qe ka tronditur jo pak banoret e zones forca te shumta te policise kane shkuar ne vendngjarje per te bere te mundur zbadhjen e saj.

Nderkohe qe edhe punonjes te Operatorit te Sistemit te Transmetimit kane nderhyre per mos lejuar demtimin  e metejshem te shtyllave. Sipas informacioneve forcat e policise kane gjetur ne njejren prej shtyllave edhe nje sasi eksplozivi te pashperthyer e cila eshte caktivizuar nga ekspertet ne kete fushe.

Ne zonat e Lezhes dhe Lacit vendosja e eksploziveve ne shtyllat e tensionit te larte ka qene nje krim i perseritur edhe një vit më parë. Policia dhe prokuroria i ka regjistruar keto krime si akte terrori, pasi impakti i tyre ne ekonomi dhe jeten e komuniteti eshte jashtezakonisht i madh. (Lezha.eu)

Leave a Reply

© 2012 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress