Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Lifestyle » Llotaria Amerikane 2013 (Video)

llotaria amerikane 2013 300x224 Llotaria Amerikane 2013 (Video)

Llotaria Amerikane 2013 (Video)

Për të gjithë persona ata që duan të marrin pjesë në llotarine amerikane për vitin 2013, 4 tetori është dita e nisjes së aplikimeve nëpërmjet formularit elektronik që gjendet në faqen e internetit të ambasadës së Shteteve të Bashkuara.

Ne internet keni nje faqe ku mund te informoheni me aplikuesit e tjere rreth llotarise amerikane 2013 ne adresen ne facebook ku mund te aplikoni.
Për të evituar gabime të mundshme qe cdo here jane te pranishme, dhe që shkaktojnë skualifikim të aplikantëve, është i rëndësishëm informacioni zyrtar.

Llotaria Amerikane 2013

“Një nga gjërat më të rëndësishme këtu në Shqiperi, pse ne donim që të flisnim sot, është sepse shikojmë njerëz që vijnë në ambasadë dhe që kanë bërë gabime në proces dhe këto gabime cojnë drejt skualifikimit. Ne duam që të shpjegojmë rregullat, të shpjegojmë cilat janë ato dhe se si mund të marrin vendime për veten e tyre, për mënyrën më të mirë për të aplikuar Llotaria Amerikane 2013, cilat janë rregullat, ku t’i gjejnë ato dhe si të aplikojnë në mënyrën e duhur, në mënyrë që njerëzit të mos skualifikohen aksidentalisht për mungesë informimi, apo gabime që mund të evitohen”, ka deklaruar Lyra Carr, konsulle e ambasadës amerikane në Tiranë.

“I gjithë informacioni është i mundësuar si në website-n e ambasadës, ashtu edhe në atë të Departamentit të Shtetit. Është i disponueshëm në shqip dhe anglisht në të dyja faqet dhe cdokush që është i interesuar për programin e vizave të shumllojshmërisë duhet që ta lexojë. Një nga gjërat e rëndësishme të informacionit është se aplikimi nis të martën, më 4 tetor nisin aplikimet per llotarine amerikane. Njerëzit mund të regjistrohen në internet për llotarine amerikane 2013www.dvlottery.state.gov. Periudha e regjistrimit do të vazhdojë deri të shtunën e 5 nëntorit. Kjo është e vetmja periudhë regjistrimi për llotarine e vitit 2013. Rezultatet do të bëhen të ditura duke nisur nga 1 maji i 2012-ës”, ka saktësuar Carr.

Konsullja sqaron edhe se cilat janë rregullat bazë të aplikimit. “Për regjistrimin është shumë e rëndësishme që njerëzit ta bëjnë atë nëpërmjet internetit. E vetmja mënyrë për t’u regjistruar është që të shkohet në faqen e internetit të vizave të shumllojshmërisë dhe të regjistrohen nëpërmjet këtij procesi. Kur kompletoni regjistrimin për llotarine amerikane suksesshëm, atëherë do të merrni një kod konfirmimi. Ai është shumë i rëndësishëm, sepse është e vetmja mënyrë për të marrë vesh nëse dikush është përzgjedhur ose jo. Ky kod nuk duhet të humbet, sepse nuk ka mënyrë për ta zëvendësuar”, ka sqaruar Carr.

“As ambasada, as Departamenti i Shtetit nuk mund të zëvendësojnë një kod konfirmimi të humbur. Duke nisur nga 1 maji i 2012, duke përdorur këtë kod konfirmimi, kushdo që ka marrë pjesë në llotarinë e vizave të shumllojshmërisë, mund të shkojë tek website zyrtar i llotarisë dhe mund të kontrollojë nëse është përzgjedhur për llotarinë e 2013-ës”, ka shtuar ajo. Per te aplikuar llotarine amerikane klikoni ketu.

Per me shume shikoni videon ku shpjegon Konsullja e ambasades amerikane me hollesi si te aplikoni per llotarine amerikane 2013

2 Comments

  1. margarita says:

    Selamaj,Margarita
    20132ODQGODLZ2Q2
    1976

  2. JONA says:

    JU LUTEM ME NDIMONI, KAM NUMRIN KOMFERMUES SI TE VEPROJ ?

Leave a Reply

© 2011 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress