Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » ShowBiz » Lorik Cana, shqiptari me i klikuar ne Youtube

Lorik Cana, shqiptari me i klikuar ne Youtube

Lorik Cana, shqiptari me i klikuar ne Youtube

Rrjeti më i madh social i videove në internet, Youtube, së fundmi ka prezantuar me detaje statistikat për artistët dhe personat më të kërkuar në këtë rrjet.

E merrni apo jo me mend, në listën për personazhet shqiptare ka ngadhënjyer hiç më pak sesa futbollisti sharmant i kombëtares shqiptare, Lorik Cana.

Lorik Cana, shqiptari me i klikuar ne Youtube

Mesfushori, i cili luan aktualisht për klubin italian, Lacio, është shpallur kështu “mbret” i shqiptarëve në Youtube, pasi ka mbi 15 milionë klikime, ku përfshihen videot e tij nga performancat edhe me ish-klubet e tij, aksionet me kombëtaren shqiptare, si dhe shumë video të llojeve të tjera, që nga intervistat e ndryshme apo daljet publike.

Është e qartë që për numrin e klikimeve, futbollistin simpatik e ka “ndihmuar” edhe fakti që është përfolur për lidhje të ndryshme romantike, që nga marrëdhënia me Zana Krasniqin, aludimet për një flirt me Adelina Tahirin, Tunën etj.

Por, a jeni kuriozë se cilët janë personazhet shqiptarë që e pasojnë këtë listë. Çuditërisht, Cana ndiqet nga adoleshenti që bën beat-box, Noga, më pas nga Meda apo reperët e Baba Stars, si edhe Noizy. (Standard / Lezha.eu)

Leave a Reply

© 2012 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress