Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Art & Kulture » Lufterat shqiptaro-turke sipas burimeve osmane

Kuvendi i Lezhës, Luftërat shqiptaro-turke sipas burimeve osmane

Kuvendi i Lezhës, Luftërat shqiptaro-turke sipas burimeve osmane

Luftërat shqiptaro-turke në shekullin e XV sipas burimeve osmane. Skënderbeu e pa të udhës që të thirret një kuvend gjithëkombëtar ku do të merrnin pjesë drejtuesit e zotërimeve të pavarura dhe fisnikë të tjerë të vendit.

Kuvendet ndërkrahinore dhe krahinore e fisnikëve ishte një traditë e njohur kombëtare e shqiptarëve e trashëguar ndër shekuj nëpër mes të realizohej bashkëpunimi i shqiptarëve. Lezha kishte një pozicion gjeografik të favorshëm për mbrojtjen e Kuvendit. Ajo ndodhej në afërsi të pjesëmarrësve kryesor të Kuvendit. Ishte nën zotërimin e Venedikut ,dhe kishte lidhje të ngushta ekonomike me viset e çliruara shqiptare, veçanërisht më ato të Kastriotëve.

Lufterat shqiptaro-turke sipas burimeve osmane

Lezha, duke qenë nën zotërimet e Venedikut mënjanoheshin mosmarrëveshjet dhe pakënaqësitë që mund të lindnin ndërmjet sundimtarëve shqiptarë për vendin ku duhej të mbahej Kuvendi. Mbajtja e tij në Lezhë ishte si një thirrje miqësore për bashkëpunim në luftë kundër osmanëve, që fisnikët shqiptarë i drejtonin Republikës së Shën Markut. Kuvendi i Lezhës u mbajt më 2 mars të vitit 1444 në Katedralen e Shën Kollit në Lezhë. Në të morën pjesë udhëheqës të mëparshëm të kryengritjeve antiosmane si dhe pjesëtarë të tjerë të aristokracisë shqiptare.

Midis tyre ishin Skënderbeu, Andrea Topia (bashkë me dy djemtë Kominin dhe të nipin Tanushin), Muzakën, Gjergj Arianiti, Gjergj Stresh Balsha, Nikollë e Palë Dukagjini, Pjetër Spani (bashkë më katër djemtë: Aleksin, Bozhidarin, Vruon dhe Mirakun), Lek Zaharia, Teudor Muzaka i Riu, Zahari Gropa, Lekë Dushmani, bashkë më Pjetrin dhe fisnikë të tjerë, fqinjtë Stefan Gjurashi (Cërnojeviçi bashkë më të bijtë e tij; Gjergjin e Gjonin).Skënderbeu mbajti fjalën e hapjes në Kuvend dhe u ndal në domosdoshmërinë dhe rëndësinë e bashkimit politik të Arbërve, në themelet e të cilit vunë institucionin më të rëndësishëm Kombëtar, atë të besës. Ata e institucionalizuan Kuvendin si formimin politik më të lartë vendimmarrës vendi i Besëlidhjes, i cili do të mblidhej herë pas herë për çështje të rëndësishme.

Nëpërmjet Kuvendit realizohej edhe shprehja e bashkimi i Arbërve. Vendim tjetër shumë i rëndësishëm i Kuvendit ishte krijimi i ushtrisë së përbashkët dhe caktimi i Skënderbeut si komandant i përgjithshëm i saj. Ushtria e Besëlidhjes përbehej nga dy pjesë; nga forcat e përhershme dhe nga ato të përkohshme, që mobilizoheshin vetëm në rast lufte. Ushtria e përhershme formohej me luftëtarët që fisnikët arbëror dërgonin pranë komandantit të përgjithshëm, sipas një kuote të caktuar për secilin si dhe nga ushtarët që mobilizonte vetë Skënderbeu. Ushtria e përhershme e cila vazhdimisht ishte në gatishmëri luftarake dhe në mbrojtje të Kështjellave, veçanërisht të atyre të brezit kufitar lindor ku vinin zakonisht ushtria osmane. Detyra kryesore e tyre ishte mënjanimi i sulmeve të befasishme të trupave osmane mbi viset e lira të Shqipërisë dhe pengimi i depërtimit të tyre në thellësi të vendit. Derisa të mobilizohej ushtria e përkohshme, në ushtrinë e përkohshme e përfshiheshin të gjithë banorët e viseve të lira, që ishin në gjendje të përdornin armët.

Kjo ushtri në rast nevoje mbronte vendin nga pushtuesit osman e veprimet armiqësore të vendeve të tjera, si dhe interesat e zotërimet e secilit anëtar të Besëlidhjes. Për të përballuar shpenzimet e mbajtjes së ushtrisë, të armatimit të saj. Kuvendi vendosi që pranë Skënderbeut të krijohej në arkë e përbashkët. Fondet monetare të saj do të formoheshin nga ndihmat në të holla që secili anëtar i Besëlidhjes do të jepte sipas një kuote të caktuar nga Kuvendi, nga të ardhurat e kriporeve të Shën Kollit, që kishin Kastriotët pranë grykëderdhjes së lumit Mat, nga taksat doganore,si dhe tregtia e drithit, e metaleve. Besëlidhja e Lezhës u krijua si një aleancë politike dhe ushtarake e luftës së përbashkët të fisnikëve shqiptarë kundër pushtuesve osman. Me vendimet e Kuvendit të Lezhës u bë një hap i madh dhe vendimtar përpara drejt bashkimit politik të vendit dhe krijimit të një pushteti qendror për të gjitha viset e lira shqiptare, pushtet që u përfaqësua nga Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Anëtaret e Besëlidhjes Shqiptare synonin, që në kuadrin e saj të ruanin autonomin e tyre dhe Skënderbeu si kryetar i saj,të mos ndërhynte në zotërimet e të tjerëve, por të ishte si i parë ndërmjet të barabartëve. Secili prej anëtarëve të Besëlidhjes kishte trupa të veçanta për të mbrojtur zotërimet e interesat e veta dhe ruante të drejtën të kishte marrëdhënieve vetjake me vende e forca të tjera politike jashtë Besëlidhjes.

Fitoret e Besëlidhjes shqiptare nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut

Pas mbledhjes së Kuvendit Skënderbeu iu përkushtua organizimit të ushtrisë dhe sistemit mbrojtës të vendit. Ai udhëtoi në të gjitha fshatrat e zotërimeve të Kastriotëve, për të regjistruar ushtarë, vëzhgoi shtigjet, grykat e luginat nga mund të sulmonte ushtria osmane. Caktoi informator që të vëzhgonin e të njoftonin menjëherë lëvizjet e armikut. Ndërmori meremetimin e kështjellave dhe pajisjen e tyre më luftëtarë dhe armatime. Kujdes të veçantë i kushtoi mbrojtjes së ballit lindor të viseve të çliruara, prej nga mund të futeshin në thellësi të tyre ushtria osmane. Në fund të pranverës së vitit 1444 mbaruan përgatitjet ushtarake dhe Skënderbeu, kishte mobilizuar më mijëra luftëtarë që ishin të gatshëm për të mbrojtur vendin. Zhvillimet politike në Shqipëri tërhoqën kudo vëmendjen e qarqeve të vendeve Evropiane dhe shkaktua shqetësim në oborrin osman.

Sipas tregimeve të Marin Barletit që është burim kryesor për njohjen e këtyre ngjarjeve, për të rivendosur sa më shpejtë osmanët pushtetin e tyre në tokat shqiptare. Sulltani ngarkoi Ali Pashën, një nga komandantët më të shquar, i cili kishte qenë subashë i Shkupit. Në qershor të vitit 1444 Ali Beu më disa mira veta iu drejtua rajonit më të pasur të çliruar nga Skënderbeu dhe që ishte më afër Shkupit, Dibrës së Poshtme. Informuar më kohë lëvizjen e trupave osmane Skënderbeu përgatiti një ushtri prej afro 8 mijë kalorësish e 7 mijë këmbësoresh dhe e drejtoi për në Dibrën e Poshtme.

Në afërsi të tyre erdhën dhe u vendosen trupat e Ali Beut. Ishte beteja e parë, gur i forcave të bashkuara edhe për komandantët e tyre. Kjo betejë u zhvillua në formacione të rregullta luftimi në një fushë të pa lokalizuar të Dibrës së Poshtme. Ajo njihet në histori me emrin simbolik Beteja e Torivollit, ku datë e saj përmendet 29 qershor 1444. Skënderbeu e ndau ushtrinë në 3 pjesë: në rreshtat e parë të çdo grupim vendosi kalorësinë dhe pas tyre këmbësorinë, për të drejtuar zhvillimin e betejës, ai qëndroi më luftëtarët e grupimit të qendrës.

Forcat e grupimit të djathtë i komandonte Moisi Arianit Golemi, kurse ato të grupimit të majtë Tanush Topia. Mbrapa trupave të qendrës ishin vendosur edhe dy grupime luftëtarësh nën drejtimin e Ajedin Muzakës dhe të kont Uranit. (Lezha.eu)

Leave a Reply

© 2010 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress