Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Aktualitet » Master shkencor, kuotat per 2012

Master shkencor, kuotat per 2012

Master shkencor, kuotat per 2012

Në mbledhjen e djeshme të qeverisë, një tjetër vendim i miratuar lidhet me kuotat e pranimeve në universitete për programet e studimeve të ciklit të dytë, “Master i Shkencave”, të cilat për këtë vit do të jenë 6676.

Në vendim thuhet se ky numër do të ndahet në disa kategori. Konkretisht për kuotat e pranimeve të reja për programet e studimit “Master i Shkencave” 6386, 100 për programe të dyta studimi, 100 për transferimin e studimeve, 50 për shtetasit e huaj, 50 për personat që nuk shikojnë dhe 20 për romët.

Master shkencor, kuotat per 2012

Sipas vendimit, kuotat e pranimeve të reja për programet e studimit “Master i Shkencave”, ndahen në dy kategori të tjera ku 6082 do t’u ofrohen aplikantëve brenda territorit të vendit, ndërsa 304 vende do të vihen në dispozicion të aplikantëve shqiptarë nga trojet jashtë kufijve të vendit. “Kuotat e pranimeve të reja për programet e studimit të ciklit të dytë, të këtij vendimi, ndahen ndërmjet kandidatëve shqiptarë nga Republika e Kosovës, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegjë. Administrimi i këtyre kuotave kryhet në bazë të marrëveshjeve dypalëshe midis vendeve dhe akteve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Shqipërisë”, thuhen në vendim.

Krahas kritereve që duhet të plotësojnë kandidatët për të qenë student të këtyre programeve, në vendim përcaktohen edhe tarifat, një element shpeshherë vendimtar për përzgjedhjen e degëve.

Edhe për masterin shkencor pagesat referuar degëve specifike janë të ndryshme. Ato variojnë nga 96 mijë lekë të reja për degë si: agroushqimore, inxhinieri pyjore, akuakulturë, 114 mijë lekë të reja për financë dhe kontabilitet, 120 mijë lekë të reja për marketing dhe administrim publik, 210 për shkenca gjuhësore, 252 mijë lekë të reja për siguri dhe mbrojtje dhe më e larta që arrin në 300 mijë lekë të reja për degën regji filmi.

“Në çdo program studimi, të ciklit të dytë, ‘Master i Shkencave’, studentët e vitit të parë që kanë përfunduar me Medalje të Artë ciklin e parë të studimeve dhe studentët e vitit të dytë që kanë përfunduar shkëlqyeshëm vitin e parë, nuk paguajnë tarifën e shkollimit për kredite, të llogaritur për të gjitha lëndët/provimet, pjesë e programit, në vitin akademik 2011-2012. Shtetasit e huaj që do të vazhdojnë studimet e ciklit të dytë në institucionet publike të arsimit të lartë, i nënshtrohen së njëjtës tarifë shkollimi, si shtetasit shqiptarë”, sqarohet në vendim. (G.Shqip / Lezha.eu)

Leave a Reply

© 2011 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress