Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Aktualitet » Milot, dhjetra aksidente ne kryqezimin e Kosoves (Video)

Milot, dhjetra aksidente ne kryqezimin e Kosoves

Milot, dhjetra aksidente ne kryqezimin e Kosoves

Ne Autostraden Lezhe-Tirane, kryqezimin e Kosoves qe lidhet me rrugen e kombit eshte kthyer në një kurth vdekjeprurës per pushuesit qe vijne nga Kosova por dhe emigrantet.

Aksidenti me i fundit ndodhi me nje familje kosovare qe po vinte ne Shqiperi per pushime. Nje vajze e mitur vetem 10 vjec humbi jetën mbremjen e se hënës në këtë kryqezim të vdekjes, tre femije të tjerë u plagosën rëndë dhe bashkë me to edhe tre gra.

Milot, dhjetra aksidente ne kryqezimin e Kosoves (Video)

Te plagosurit u nisen me urgjence ne spitalin me te afert per kurim, ndersa pushimet e tyre verore ne Shqiperi u mbyllen qe ne nisje me nje ngjarje tragjike.

Nje dite me pas ne kete kryqezim te Kosoves nuk gjen asnje polic trafiku qe te rregulloje levizjen dhe te shmange katastrofat. Automjetet qe vijne nga Kosova duhet te presin rrugen ne mes per te hyre ne autostraden Lezhe – Tirane nje nga rruget me te rrezikshme ne gjithe vendin.

Rrezikshmeria e kesaj rruge teresisht fushore vjen per shkak te punimeve te ndertimit qe vijojne prej disa ditesh, mungeses se sinalistikes dhe shkeljes ne mase te madhe te rregullave te qarkullimit rrugor. Banoret e zones jane deshmitare te masakres rrugore qe ndodh ne kete vend.

Çdo jave ne Shqiperi hyjne mbi 80 mije shtetas kosovare, pothuajse qe te gjithe kaloje ne kete kryqëzim. Aty kalojne edhe dhjetëra mije mjete te tjera, por serish kjo zone mbetet teresisht jashte standarteve rrugore, dhe dy kalimet lidhen ne nivel duke provokuar pothuajse çdo dite aksidente edhe me pasoja tragjike.

I ndertuar gabim qe ne fillim ky kryqezim i njohur per rrezikshmerine e tij eshte lene edhe jashte vemendjes se policise rrugore. (Top Channel)

Video Aksident ne Kryqezimin e Kosoves

Leave a Reply

© 2012 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress