Subscribe:Posts Comments

You Are Here: Home » Art & Kulture » Miss Globe 2011

Miss Globe 2011

Miss Globe 2011

Ne Tiranë plot 44 bukuroshe të ardhura nga skajet më të largëta të botës, për t’u përgatitur për natën finale të edicionit të 38-të të “Miss Globe 2011”.

Miss Globe 2011

Starti i konkursit ndërkombëtar të bukurisë, i treti për nga rëndësia në botë dhe producenti Petri Bozo është në përgatitjet e fundit për natën finale per Miss Globe 2011. Si mbajtës i patentës dhe të drejtës së organizimit të këtij eventi, mbrëmjen e 1 nëntorit ai shënon vitin e tetë që ky kompeticion zhvillohet në Shqipëri.

Miss Kosova, Adelina Gashi

Ndërkohë, turi i këtij viti ka qenë i shtrirë në një hartë që përfshinte Jugun dhe Veriun së bashku. Vajzat e akomoduara në hotel “Rinia 2” në Durrës, kanë vizituar Apoloninë, zonat turistike të Tiranës, Durrësit, Krujës dhe në ditët në vijim do të vazhdojnë në Kavajë e Pogradec. Ditët e tyre kanë qenë të ndara mes argëtimit, setit të fotografive, xhirimit të klipeve që transmetohen në TVSH, – ekrani që ka ekskluzivitetin e transmetimit për këtë vit – peshkimit në Adriatik, udhëtimit me kuaj në shpellën e Pëllumbave në Bërzhitë, njohjen me historinë e Shqipërisë dhe organizimin e minikonkurseve, pjesë e këtij kompeticioni të rëndësishëm.

Gara mes tyre per Miss Globe 2011 ka nisur së pari të martën mbrëma, kur është zhvilluar edhe minikonkursi i parë, “Miss Bikini”. Në sytë e jurisë së përbërë nga drejtori nacional i Kinës, Yudong Zhou, drejtorit nacional të Maqedonisë, Miki Cërnokrak, Piter Bros, koreografes Olta Ahmetaj, producentit Petri Bozo dhe modeles Skandinada Lalaj, vajzat konkurrente kanë

Miss Bikini i këtij viti tek “Miss Globe”

Parakaluar në disa sfilata me veshje popullore, fustane mbrëmjeje dhe bikini. Gara ka qenë e fortë, por edhe emocionet gjithashtu. Për më tepër që në finale kanë dalë dy bukuroshe me pikë të barabarta: Miss Polonia, Marta Kownierowicz dhe Miss Guajana, Aletha Rose Shepherd. Në votimin e fundit ka triumfuar bukuroshja e Guajanës, e cila ende pa filluar spektakli i madh, ka siguruar një kurorë bukurie.

Gjatë ditëve në vazhdim të javës, vajzat kanë shijuar edhe peshkimin në detin Adriatik, përbri Durrësit dhe një drekë me prenë e gjuetisë që ka kaluar mes humorit, batutave dhe garës së improvizuar mbi varka. Ndërsa të premten paradite, një nga qendrat tregtare në Tiranë, “Megatek”, është mbushur më shumë se kurrë me vajza të bukura. Dhe jo rastësisht. Aty pretendentet për kurorën e “Miss Globe” kanë zgjedhur cohëra, mobilie, orendi të ndryshme shtëpiake, të cilat më pas i janë dhuruar Shtëpisë së Pleqve në Tiranë, si bamirësi nga konkurrentet e këtij viti të spektaklit të bukurisë. Pazari ka zgjatur disa orë dhe vajzat janë impenjuar secila në fushën ku e ka ndier veten më të zonjën: disa kanë qepur perde, disa kanë skicuar mobilimin e dhomave, disa të tjera kanë zgjedhur ngjyrat dhe cilësinë. Dita ka vazhduar me dhurimin e gjithë këtyre orendive, dhurata që janë shoqëruar me lot gëzimi dhe mallëngjimi, por edhe me shumë shkëlqim e harmoni që vajzat kanë përcjellë me këtë vizitë.

Deri natën finale të 1 nëntorit, ato do të konkurrojnë edhe për minikompeticionet e tjera, pjesë e konkursit si “Miss Queen International”, “Miss Talent Show” etj. Në këtë edicion të 38-të, Shqipëria do të përfaqësohet nga “Miss Shqipëria”e këtij viti, Kejdi Jashari, ndërsa Kosova nga bukuroshja Adelina Gashi. (Panorama / Lezha.eu)

Leave a Reply

© 2011 Lezha Online · Subscribe:PostsComments · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress